-
VIDEO
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Skënder Skënderaj, vlonjati që leu flamurin me gjakun e tij në burgun e Nishit
Historia e një të riu nga Vlora që në vitin 1948 vendosi të arratisej drejt Kosovës, i shtyrë nga idealet dhe bindjet e tij për Shqipërinë etnike. Por rruga e tij nuk ishte ajo që kishte imagjinuar. Autoritetet serbe e arrestuan dhe ai përfundoi në burgun famëkeq të Nishit, ku përjetoi vite të vështira, rebelime dhe vuajtje të mëdha në qelitë e regjimit jugosllav.
Pas lirimit dhe kthimit në Shqipëri, ai nuk gjeti qetësinë që priste. Përkundrazi, u përball me një tjetër përndjekje, këtë herë nga regjimi komunist shqiptar, që e trajtoi si armik për shkak të së kaluarës dhe bindjeve të tij. Kështu nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh jo vetëm për të, por edhe për familjen Skënderaj, e cila mbajti mbi supe pasojat e përndjekjes për vite me radhë.
Në këtë histori ndërthuret edhe lidhja me vajzën e patriotit të njohur Ago Agaj, një tjetër figurë që u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist dhe që ia kushtoi jetën çështjes kombëtare dhe Kosovës.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 7 Mars 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
SPECIALE/ Pranvera në kopsht, cilat lule të dhuroni dhe si të kujdeseni për to në Mars
Muaji Mars është periudha më e mirë e vitit për të dekoruar kopshtet, ballkonet apo ambientet e brendshme. Besnike Aliaj, agronome me profesion, ka edhe një dyqan të sajin në qytetin e zambakëve, në Prizren. Ajo na tregon lulet që mund të dhurohen për festa dhe si mund të kujdesemi për to në këtë sezon.
-
VIDEO
Një nga ne/ Nga vaji i ullirit tek qumështi i gomaricës, njihuni me vlonjaten që bën sapunë bio
Gazetarja Xhensila Nako, sjell historinë e Alketa Muharremit e cila prej 5 vitesh merret me prodhimin artizanal të sapunëve dhe produkteve për kujdesin e lëkurës. Vaji i ullirit, qumështi i dhisë dhe bimët medicinale janë disa nga produktet që përdor në formulimet e saj. Përmes këtij materiali mund të mësoni proceset e realizimit të sapunëve natyral, pa kimikate qe mund t'i krijoni në kushte shtëpie.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Sëmundjet e veshkave dhe shenjat! Këshilla për ushqyerjen e bebit
Këtë të shtunë në Klinika 24 do të ndalemi te një nga temat më të rëndësishme për shëndetin: sëmundjet e veshkave. Sa shpesh duhet t’i kontrollojmë veshkat, cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe cilat trajtime ndihmojnë për të shmangur komplikacionet? Për këto dhe shumë të tjera do të flasim me mjeken nefrologe Fjona Nasto nga Spitali Amerikan nr. 3 në Tiranë, në një bisedë informuese dhe të dobishme për të gjithë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'|Nga zonja e sapunëve në Vlorë tek lulet në Prizren, dy historitë që frymëzojnë
Gazetarja Xhensila Nako, sjell historinë e Alketa Muharremit e cila prej 5 vitesh merret me prodhimin artizanal të sapunëve dhe produkteve për kujdesin e lëkurës. Vaji i ullirit, qumështi i dhisë dhe bimët medicinale janë disa nga produktet që përdor në formulimet e saj. Përmes këtij materiali mund të mësoni proceset e realizimit të sapunëve natyral, pa kimikate qe mund t'i krijoni në kushte shtëpie.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' | Berisha gati për grusht shteti? Qytetarët: Mos e nxirrni më në TV
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 7 mars 1992/ PD thirrje të mos vidhet e ardhmja, Azemi jo kandidat në Shkodër për zgjedhjet e 22 marsit (VIDEO)
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e ditës dhe mbi të gjitha në botimet politike të 7 marsit të vitit 1992 mbizotëronin thirrjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin më 22 mars. Partia Demokratike që do të rezultonte fituese në ato zgjedhje nëpërmjet RD(Rilindjes Demokratike) organit të saj u bënte thirrje qytetarëve “ E ardhmja po vjen, të mos na e vjedhin më” . Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) organ i Partisë Socialiste në pushtet ndër të tjera shkruhej: “ Humbja e parë e PD-së në Shkodër” dhe këtu kujtonte se Azem Hajdari nuk ishte kandidat për deputet në këtë qark.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Balluku sfidon drejtësinë te ministrat e rinj bëjnë betimin e deri tek sa na kushton një deputet?
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esencë'| Zbulimi i nëndetëses së huaj në Shqipëri, krijimi i Bunkart 2 dhe Sarajet e Toptanasve!
Edmond Kulluri rrëfen për herë të parë: Si e zbulova nëndetësen e huaj pranë bregut shqiptar! Rubrika Amarcord: Sarajet e toptanasve, çfarë ndodh sot brenda tyre? Esencë Arkiv, flet për herë të parë në televizion inxhinier Kudret Çollaku: Si e projektova Bunkart 2 dhe bisedat me Mehmet Shehun! Rubrika Ditar nga kaluara, çfarç shënon data 6 mars në historinë e Shqipërisë? Esencë, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-U zhduk prej 5 muajsh, zbulohet numri i 27-vjeçares / Nëna: Ka frikë të kthehet në shtëpi
Një histori familjare që nis dekada më parë dhe mbetet ende e pazgjidhur. Në studion e “Pa Gjurmë”, Tafil Çela rrëfen për herë të parë kërkimin e tij për kushërinjtë që jetojnë në Turqi. Sipas tij, tre xhaxhallarët u larguan nga Shqipëria shumë vite më parë dhe ndërtuan jetën e tyre në Turqi, ku njëri prej tyre arriti edhe poste të rëndësishme në arsim. Familja në Shqipëri ruajti për një kohë të gjatë kontaktet me letra me një prej tyre, por më pas lidhjet u ndërprenë dhe gjurmët u humbën. Sot, pas amanetit të babait të ndjerë, 68-vjeçari kërkon të gjejë kushërinjtë që nuk i ka njohur kurrë, për t’u treguar se kanë një familje të madhe që i pret në Shqipëri. A do të arrijë emisioni “Pa Gjurmë” të gjejë gjurmët e familjes së humbur në Turqi?
-
VIDEO
Lidhjet e fshehta të Saliut me Bashkim Ulajn! Godet banori i Rrjolit: Erdhën të maskuar...