• VIDEO

    Pse u kris raporti Kurti–Osmani në Kosovë? Analisti për Report TV: Konflikti filloi me draftin e Asociacionit

    I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Koci tha se plasaritja mes dy liderëve është mbajtur e fshehur për një kohë të gjatë, por tashmë nuk po fshihet më, sidomos .me refuzimin e Kurtit për të mos e propozuar Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Mars 2026 – Receta / Mësuesit, sfidat e profesionit dje dhe sot/ Koncert ‘dhuratë’ për mësuesit

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla me raki dhe mjaltë / Patëllxhanë me perime në tigan / Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos.

    Në prag të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, dy mësuese nga breza të ndryshëm ndajnë rrëfimet e tyre për profesionin që u ka dhënë kuptim jetës: sfidat, emocionet dhe ndryshimet që ka pësuar shkolla ndër vite. Lefteri Gjosha dhe Marjeta Proko sjellin në "Rreze Dielli" përmes përvojave të tyre një pasqyrë të arsimit dje dhe sot. Kanë kaluar 16 vite që kur Lefteri Gjosha ka dalë në pension, por për të fjala “mësuese” mbetet një identitet i përjetshëm. Kujtimet me nxënësit dhe vitet e gjata në arsim janë ende pjesë e përditshmërisë së saj, duke treguar se mësuesia nuk është thjesht profesion, por një mision që vazhdon edhe përtej klasës. Ndërkohë, Marjeta Proko vijon të jetë çdo ditë përballë realitetit të shkollës së sotme. Ajo tregon se përtej mësimdhënies, mësuesit përballen edhe me plagët sociale që mbartin nxënësit. “Shkoj në shtëpi me lot në sy”, rrëfen ajo, duke theksuar se në shkollë ka shumë fëmijë që përballen me probleme familjare, të cilat shpesh i bëjnë edhe mësuesit dëshmitarë të vështirësive të tyre. Në këtë bisedë, dy mësueset rrëfejnë historitë më prekëse me nxënësit, sfidat e profesionit dhe ndryshimet që ka pësuar arsimi ndër vite, duke sjellë një reflektim të veçantë në prag të festës së 7 Marsit.

    Në prag të 7 Marsit, muzika bëhet dhurata më e bukur për ata që çdo ditë u mësojnë nxënësve jo vetëm dije, por edhe pasion. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të sjellë një koncert festiv dedikuar mësuesve të tyre. Nga bankat e shkollës drejt një prej skenave më prestigjioze të vendit, talentet e reja do të interpretojnë për publikun dhe mësuesit që i kanë udhëhequr në rrugën e dijes dhe artit. Një detaj domethënës i këtij koncerti është se rreth 10% e orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përbëhet nga nxënës të talentuar të kësaj shkolle, duke treguar se brezi i ri i muzikantëve po rritet dhe po gjen vendin e tij në skenë. Për këtë koncert dhe emocionet që sjell për nxënësit dhe mësuesit flasin në "Rreze Dielli" drejtori artistik dhe mësuesi i solfezhit Enea Sadushi, si edhe nxënësit Rea Bello, Noel Ali dhe Kroni Pula, të cilët ndajnë emocionet e ngjitjes në një skenë kaq të rëndësishme dhe mesazhin që duan t’u përcjellin mësuesve të tyre në këtë festë të veçantë.

  • VIDEO

    Avokat Ngjela “paralajmëron” Iranin: Matu mirë para se të godasësh Shqipërinë

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Kosova në krizë të thellë/ Osmani shpërndan parlamentin! Analistët sqarojnë ç'pritet të ndodhë

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' | Qytetari: Spiropalit i hipi vetja në qejf, s’ka fuqi ndaj mafjes

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Nga bankat e shkollës në skenën e TKOB / Nxënësit surprizojnë mësuesit për 7 Mars

    Në prag të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, muzika bëhet dhurata më e bukur për ata që çdo ditë u mësojnë nxënësve jo vetëm dije, por edhe pasion. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të sjellë një koncert festiv dedikuar mësuesve të tyre. Nga bankat e shkollës drejt një prej skenave më prestigjioze të vendit, talentet e reja do të interpretojnë për publikun dhe mësuesit që i kanë udhëhequr në rrugën e dijes dhe artit. Një detaj domethënës i këtij koncerti është se rreth 10% e orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përbëhet nga nxënës të talentuar të kësaj shkolle, duke treguar se brezi i ri i muzikantëve po rritet dhe po gjen vendin e tij në skenë. Për këtë koncert dhe emocionet që sjell për nxënësit dhe mësuesit flasin në "Rreze Dielli" drejtori artistik dhe mësuesi i solfezhit Enea Sadushi, si edhe nxënësit Rea Bello, Noel Ali dhe Kroni Pula, të cilët ndajnë emocionet e ngjitjes në një skenë kaq të rëndësishme dhe mesazhin që duan t’u përcjellin mësuesve të tyre në këtë festë të veçantë.

  • VIDEO

    'Shkoj në shtëpi me lot në sy', mësueset Lefteri dhe Marjeta hapin zemrën në studio

    Në prag të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, dy mësuese nga breza të ndryshëm ndajnë rrëfimet e tyre për profesionin që u ka dhënë kuptim jetës: sfidat, emocionet dhe ndryshimet që ka pësuar shkolla ndër vite. Lefteri Gjosha dhe Marjeta Proko sjellin në "Rreze Dielli" përmes përvojave të tyre një pasqyrë të arsimit dje dhe sot. Kanë kaluar 16 vite që kur Lefteri Gjosha ka dalë në pension, por për të fjala “mësuese” mbetet një identitet i përjetshëm. Kujtimet me nxënësit dhe vitet e gjata në arsim janë ende pjesë e përditshmërisë së saj, duke treguar se mësuesia nuk është thjesht profesion, por një mision që vazhdon edhe përtej klasës.  Ndërkohë, Marjeta Proko vijon të jetë çdo ditë përballë realitetit të shkollës së sotme. Ajo tregon se përtej mësimdhënies, mësuesit përballen edhe me plagët sociale që mbartin nxënësit. “Shkoj në shtëpi me lot në sy”, rrëfen ajo, duke theksuar se në shkollë ka shumë fëmijë që përballen me probleme familjare, të cilat shpesh i bëjnë edhe mësuesit dëshmitarë të vështirësive të tyre. Në këtë bisedë, dy mësueset rrëfejnë historitë më prekëse me nxënësit, sfidat e profesionit dhe ndryshimet që ka pësuar arsimi ndër vite, duke sjellë një reflektim të veçantë në prag të festës së 7 Marsit.

  • VIDEO

    Supë me kos, miell misri dhe mëlçi nga zonja Albana

    Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos

    Përbërësit:

    • 300 gr mëlçi
    • 3 lugë gjelle miell misri
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 3–4 thelpinj hudhër
    • 4–5 lugë gjelle kos
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Mëlçitë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere i kaurdisim lehtë me pak gjalpë. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq, pastaj shtojmë ujë derisa të mbulohen dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan tjetër kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Shtojmë pak nga lëngu i mëlçive dhe e përziejmë mirë që të krijohet një salcë pa kokrriza. Këtë salcë e hedhim tek mëlçitë dhe e trazojmë vazhdimisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të dalë pak e trashë, por jo shumë e rëndë. Shërbehet e ngrohtë dhe në çdo pjatë shtohet 1 lugë kos, që i jep freski dhe shije shumë të veçantë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me perime në tigan nga zonja Albana

    Patëllxhanë me perime në tigan

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë mesatarë
    • 1 qepë e madhe
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 2 domate të pjekura
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 karrotë (opsionale)
    • 4 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji rigon ose trumzë
    • Kripë, piper i zi
    • Pak majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Patëllxhanët pritini në kubikë ose gjysmë rrathë. Nëse kanë hidhësi, spërkatini me pak kripë dhe lërini 10 minuta, pastaj shpëlajini dhe thajini. Në një tigan të madh nxehni vajin e ullirit. Shtoni qepën e prerë hollë dhe kaurdiseni derisa të zbutet. Shtoni hudhrën, specat dhe karrotën, dhe skuqini për rreth 3–4 minuta. Shtoni patëllxhanët dhe përziejini mirë që të marrin vajin dhe aromën. Vendosni domatet, kripën, piperin dhe rigonin. Mbulojeni tiganin dhe lëreni të gatuhet rreth 15–20 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të lidhen shijet. Në fund shtoni majdanozin e freskët.

  • VIDEO

    Petulla me raki dhe mjaltë nga zonja Albana

    Petulla me raki dhe mjaltë

    Përbërësit:

    • 2 filxhanë miell
    • 2 lugë gjelle raki
    • Hirrë (sa të marrë brumi)
    • Pak kripë
    • Pak sheqer
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një tas hedhim miellin, kripën dhe sheqerin. Shtojmë rakinë dhe pak nga pak hirrën duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë për petulla. E lëmë brumin të pushojë rreth 10–15 minuta. Nxehim vajin në tigan. Marrim nga një lugë brumë dhe i skuqim petullat në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt. I shërbejmë me mjaltë sipër ose pak sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Osmani shpërndau kuvendin pasi dështoi zgjedhjet presidenti/ Gazetari zbulon prapaskenat në Kosovë

     

    Gazetari Faton Mehmeti, në 'Shtypi i Ditës dhe Ju', komentoi shpërndarjen e Kuvendit nga Vjosa Osmani dhe theksoi se kjo situatë mund t’i leverdisë kryeministrit Albin Kurti.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 6 mars 1993/ Socialistët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Meksi, Presidenti i kohës Berisha e mbron (VIDEO)

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    Gati një vit pasi PD kishte fituar zgjedhjet e para në historinë e saj politike  ato të 22 marsit të vitit 1992 të cilësuara si historike pakënaqësia ndaj qeverisjes ishte në rritje. Kjo pasqyrohej edhe në shtypin e ditës. ZP( Zëri i Popullit) botim i Partisë Socialiste më 6 mars të vitit 1993 shkruante se “ Dorëheqjen e qeverisë e kërkon pjesa më e madhe e popullit”. RD(Rilindja Demokratike) botim i partisë në pushtet hapej me titullin e madh nga konferenca për shtyp e Presidentit të kohës Sali Berisha i cili i dilte në mbrojtje ekzekutivit duke theksuar: “ Qeveria Meksi hapi Shqipërinë ndaj Botës dhe Botën ndaj Shqipërisë”. Rreth këtyre zhvillimeve ishte edhe kryeartikulli në gazetën e pavarur Koha Jonë në të cilën shkruhej :” Koha kur udhëheqësia e ndien veten të përkohshëm”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv