Kunguj të skuqur krokant
Përbërësit:
- 2–3 kunguj të njomë
- Kripë
- Miell
- Vaj për skuqje
- Ujë shumë i ftohtë
Përgatitja:
Presim kungujt në feta ose shirita, sipas dëshirës. I kriposim dhe i lëmë për 30 minuta që të lëshojnë ujin. I thajmë lehtë dhe i kalojmë në miell. Ngrohim vajin në tigan të thellë. Zhysim shpejt kungujt në ujë shumë të ftohtë dhe i vendosim menjëherë në vaj. I skuqim derisa të marrin ngjyrë artë dhe krokante.





















