Makarona me piper dhe djathë
Përbërësit:
- 400 gr makarona (Spaghettoni Ola)
- 200 gr djathë kaçkavall
- 5 kokrra piper të zi
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë për të zier pastën. Ndërkohë grini djathin dhe kalojeni pothuajse të gjithë në një tas, duke lënë pak mënjanë për ta servirur të freskët në fund. Kur uji të vlojë, shtoni kripën dhe hidhni makaronat. Ndërkohë shtypni kokrrat e piperit me një mjet të rëndë (ose përdorni mulli, por duke e lënë të hapur që të ketë edhe copa më të mëdha). Hidhni piperin në një tigan të gjerë dhe thekeni ngadalë në zjarr të ulët, duke e përzier me lugë druri. Shtoni 1 garuzhde nga uji i nxehtë ku ziejnë makaronat dhe kavërdiseni në zjarr të ulët. Kullojini makaronat 2–3 minuta para kohës së treguar në paketim dhe transferojini në tigan, duke ruajtur ujin e zierjes. Përfundoni gatimin në tigan, duke i “gatuar si rizoto”: shtoni ujë të nxehtë sipas nevojës dhe përzieni vazhdimisht. Prisni që lëngu në fund të tiganit të shterojë përpara se të shtoni ujë tjetër. Ndërkohë përgatisni kremin e djathit: hidhni një garuzhdë ujë të nxehtë nga zierja e makaronave në tasin me djathin e grirë, pastaj përzieni fuqishëm derisa të arrini një masë kremoze. Kremi duhet të ketë temperaturë të ngjashme me atë të makaronave, prandaj përdorim ujë nga ai i zierjes. Kur spaghettonët të jenë gati, fikni zjarrin dhe shtoni kremin e djathit duke e përzier vazhdimisht. Shërbejeni pastën duke e spërkatur me pak djathë të grirë dhe piper të zi të sapobluar sipër.





















