Pogaçe me panxhar dhe djathë nga zonja Albana

24 Mars, 11:32 | Përditesimi: 24 Mars, 11:32

Pogaçe me panxhar dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 panxhar mesatar
  • 1 gotë çaji qumësht
  • 1 gotë çaji vaj
  • 100 gr gjalpë
  • 1 pako maja e thatë /1 lç maja e butë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 5 – 5½ gota miell
  • 150–200 gr djathë

Përgatitja:

Panxhari qërohet, lahet, pritet në 5–6 copa dhe zihet plotësisht. Vendoset në robot kuzhine dhe bluhet vetëm panxhari, pa ujë. Në një enë përzihen: qumështi i vakët, sheqeri dhe majaja. Lihet 4–5 minuta derisa të aktivizohet. Shtohet pureja e panxharit, vaji, mielli dhe kripa. Në fund shtohet gjalpi i butë dhe punohet derisa brumi të bëhet i njëtrajtshëm dhe elastik. Brumi mbulohet dhe lihet 45–50 minuta në ambient të ngrohtë. Më pas brumi ndahet në toptha. Hapet secili pak, në mes vendoset djathi dhe mbyllet duke i dhënë formë pogaçeje. Piqet në furrë të parangrohur në 180°C, pa ventilator në raftin e poshtëm për 25–30 minuta.

MC/Shqiptarja.com