Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!

23 Mars, 17:41 | Përditesimi: 23 Mars, 17:41

 

Shumë emigrantë kanë denoncuar një video ku shfaqet një vajzë shqiptare që endet në rrugët e Londrës, për të cilën dyshohet se mund të jetë Bleona Mata. Vajza në video duket në një gjendje të rënduar dhe kërkon para, por ende nuk ka asnjë konfirmim nëse bëhet fjalë për vogëlushen që u zhduk në fshatin Zapod të Kukësit, më 22 maj të vitit 2010.Nëna e saj, Bukurie Veizi, në një lidhje direkte, tregoi se e ka parë videon, por sipas saj nuk përputhet me tiparet e vajzës së saj. Ajo shpreh shpresën për një ribashkim sa më të shpejtë me të bijën. Çdo person që ka informacion për Bleona Matën, mund të kontaktojë redaksinë e “Pa Gjurmë” në numrin: 069 99 55 698.

E.H/Shqiptarja.com