Emisioni i plotë ' Klinika 24' | Meningjiti/ Rreziqet dhe si të ruhemi! Ndikimi i drogarve në shëndetin mendor

21 Mars, 14:46 | Përditesimi: 21 Mars, 14:46

Në emisionin “Klinika 24”, specialisti Dr. Elidon Shapo foli për situatën e meningjitit në Angli, duke bërë thirrje që të rinjtë shqiptarë të jenë të kujdesshëm me kontaktet, pasi sëmundja është e transmetueshme edhe përmes pështymës. Ai shpjegoi si mund të kurohet meningjiti dhe theksoi efikasitetin e vaksinimit. Ndërkohë, Anida Meksi, specialistja e shëndetit mendor, u ndal tek të rinjtë dhe frika e tyre për t’u bullizuar nëse tregojnë probleme. Ajo renditi rreziqet e ndryshimeve biologjike tek adoleshentët dhe ndikimin e substancave narkotike tek çrregullimet e ankthit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe kujdesit të vazhdueshëm.

A.M/Shqiptarja.com