Gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, shumë besimtarë përpiqen të përjetojnë jo vetëm dimensionin shpirtëror të agjërimit, por edhe atë fizik. Megjithatë, mënyra se si ushqehemi në syfyr dhe iftar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien tonë gjatë gjithë ditës. Shpesh, me qëllimin për të “mbajtur” sa më gjatë energjinë, bëjmë zgjedhje ushqimore që në fakt na lodhin më shumë, rrisin ndjesinë e urisë apo shkaktojnë probleme si fryrje, urth dhe rënie të sheqerit në gjak. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, do të ndalemi tek gabimet më të zakonshme që bëhen në syfyr dhe iftar, si ndikon zgjedhja e ushqimit në nivelin e energjisë gjatë ditës, a është e këshillueshme konsumimi i bukës së bardhë, byrekëve, ëmbëlsirave apo kafesë në syfyr, si dhe sa ujë duhet të pimë realisht para agimit. Gjithashtu, do të flasim për mënyrën e duhur të ndërprerjes së agjërimit: a është e rrezikshme të hamë shumë shpejt pas një dite të gjatë pa ushqim, cilat janë kombinimet që shkaktojnë fryrje dhe lodhje, dhe a është e saktë të fillojmë iftarin me hurma dhe ujë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe shpërndarjes së vakteve dhe ujit nga iftari deri në syfyr, si dhe përfitimeve që sjell agjërimi në organizëm, përfshirë procesin e autofagjisë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në fund, do të prekim edhe një çështje shumë të rëndësishme: kush nuk duhet të agjërojë dhe në cilat raste është e domosdoshme këshilla mjekësore. Një bisedë e plotë për të kuptuar si ta përjetojmë agjërimin në mënyrë të shëndetshme, të balancuar dhe në harmoni me trupin tonë.
Mos e shkatërro Agjërimin! GABIMI Fatal që bën në syfyr dhe iftar /Shumica nuk e dinë!
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Nëntor 2026, Receta / Shëndeti i trurit, ushqimet më të mira për kujtesën
19 Nëntor, 15:47 -
Rozmarina dhe livando, ja çfarë i bëjnë trurit
19 Nëntor, 14:22 -
Harroni shpesh? Ja ku është problemi / Pastroni dhe USHQENI TRURIN me këto produkte
19 Nëntor, 13:00 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Nëntor 2026, Receta/ Me çiftin Rezarta & Fisnik Sulaj / ‘Falli 2’, Rekordi i Zebërvokit
17 Nëntor, 15:43 -
Zebërvoki zbulon sekretet e ‘Falli 2’! Nga polic te humori, prapaskena që do t'ju shkrinë së qeshuri!
17 Nëntor, 13:31 -
Historia e çiftit që “çmend” Vlorën: Na martuan pa qenë të martuar
17 Nëntor, 12:10 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Zhurmat në vesh, shkaktarët dhe trajtimi
16 Nëntor, 15:34 -
Pastrimi i dyllit në vesh, metoda e vjetër me kaush letre që e bëni vetë në shtëpi
16 Nëntor, 13:54 -
Zhurmë ose fishkëllimë në vesh? Simptoma që s'duhet ta neglizhoni kurrë / Si ta LARGONI
16 Nëntor, 12:58 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Nëntor 2026, Receta/ Shqiptarët e Diasporës\ Maskë natyrale flokësh
13 Nëntor, 15:06 -
Mjaftojnë 3 përbërës! Maska që po bën namin për RRITJEN E FLOKËVE shpejt | Bëje Vetë
13 Nëntor, 13:10 -
Për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, Eva Dori rrëfen emocionet: Ja çfarë zbulova te dhoma e kuqe
13 Nëntor, 13:05 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Nëntor 2026, Receta/ Moti në fundjavë/ Sulmet kibernetike/ Këndi i Librit / Zahiretë e Veriut
12 Nëntor, 16:37 -
“Kur bota fle” libri i Francesca Albanese, i shpallur 'non grata' nga Trump
12 Nëntor, 13:46 -
Zahirete e veriut / Maza me nam e Tropojës, flija, kungullori dhe 16 gliko nga amvisa e Tropojës
12 Nëntor, 13:17 -
‘Black out’ global më 17 nëntor? Pa ujë, pa dritë, pa internet? /Ja si qëndron e vërteta!
12 Nëntor, 12:16 -
Çmendet MOTI | Stuhia Charls drejt Shqipërisë, me çadër me vete deri në 21 nëntor
12 Nëntor, 10:53 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Nëntor 2026, Receta / Mungesa e Magnezit / Vlerat e Hideve
11 Nëntor, 15:58 -
Ju pëlqejnë HIDET? Ja çfarë fshihet pas frutit të vogël
11 Nëntor, 14:50 -
Mungesa e MAGNEZIT | Trupi po jep alarmin! Mos BLINI suplemente pa dëgjuar këtë!
11 Nëntor, 12:22
