Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shkurt 2026 – Receta / Syfyri dhe Iftari: Gabimet gjatë Agjërimit

25 Shkurt, 16:16 | Përditesimi: 25 Shkurt, 16:16

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me kadaif me sherbet / Petë sfoliat me spinaq në furrë.

Gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, shumë besimtarë përpiqen të përjetojnë jo vetëm dimensionin shpirtëror të agjërimit, por edhe atë fizik. Megjithatë, mënyra se si ushqehemi në syfyr dhe iftar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien tonë gjatë gjithë ditës. Shpesh, me qëllimin për të “mbajtur” sa më gjatë energjinë, bëjmë zgjedhje ushqimore që në fakt na lodhin më shumë, rrisin ndjesinë e urisë apo shkaktojnë probleme si fryrje, urth dhe rënie të sheqerit në gjak. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, do të ndalemi tek gabimet më të zakonshme që bëhen në syfyr dhe iftar, si ndikon zgjedhja e ushqimit në nivelin e energjisë gjatë ditës, a është e këshillueshme konsumimi i bukës së bardhë, byrekëve, ëmbëlsirave apo kafesë në syfyr, si dhe sa ujë duhet të pimë realisht para agimit. Gjithashtu, do të flasim për mënyrën e duhur të ndërprerjes së agjërimit: a është e rrezikshme të hamë shumë shpejt pas një dite të gjatë pa ushqim, cilat janë kombinimet që shkaktojnë fryrje dhe lodhje, dhe a është e saktë të fillojmë iftarin me hurma dhe ujë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe shpërndarjes së vakteve dhe ujit nga iftari deri në syfyr, si dhe përfitimeve që sjell agjërimi në organizëm, përfshirë procesin e autofagjisë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në fund, do të prekim edhe një çështje shumë të rëndësishme: kush nuk duhet të agjërojë dhe në cilat raste është e domosdoshme këshilla mjekësore. Një bisedë e plotë për të kuptuar si ta përjetojmë agjërimin në mënyrë të shëndetshme, të balancuar dhe në harmoni me trupin tonë.

MC/Shqiptarja.com