Bukë me ullinj dhe rozmarinë nga zonja Albana / Ja sekreti i bukës si sfungjer!

3 Dhjetor, 11:31 | Përditesimi: 3 Dhjetor, 11:31

Bukë me ullinj dhe rozmarinë

Përbërësit:

  • 1 pako maja e butë
  • 5 gota miell
  • 4 gota ujë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon
  • 20–25 ullinj pa bërthamë
  • 1 filxhan i vogël susam
  • Rozmarinë

Përgatitja:

Shkrijmë majanë në 1 filxhan kafe me ujë të vakët dhe pak sheqer. Sitim miellin, hapim një gropë në mes dhe shtojmë pak nga pak ujin. E përziejmë derisa masa të bëhet e trashë në mënyrë të qëndrueshme. Shtojmë vajin e ullirit, kripën dhe rigonin dhe e trazojmë. Shtrijmë brumin në një tepsi të lyer, rreth dy gishta trashësi. E lëmë tepsinë në temperaturë ambienti që brumi të fryhet. Më pas shpërndajmë sipër ullinjtë dhe rozmarinën. E lëmë mënjanë për 15 minuta. Në fund e spërkasim me susam dhe mbulojmë sipërfaqen me letër pjekjeje. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Heqim letrën dhe vazhdojmë pjekjen derisa buka të marrë ngjyrë të artë.

Shënim: Përgatitja e brumit mund të bëhet edhe me 2 gota ujë + 2 gota qumësht.

MC/Shqiptarja.com