-
VIDEO
SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj për Report Tv: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ai paguhet nga Serbia! 7 anëtarë të familjes sonë u ekzekutuan nga Berisha
Ajshe Haklaj tha se krimet politike të Berishës janë të njohura për çdo shqiptar. Sipas Haklajt, ish-kryeministri ka pasur si mision shkatërrimin e shtetit shqiptar dhe për këtë ajo tha se Berisha është paguar nga shtetet armike të Shqipërisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Tetor 2026, Receta/ Këshilla shëndeti nga Altin Joka / Vlerat e hudhrës
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me makarona Ola / Pulë me miell misri, kos dhe hudhra / Krepa me spinaq dhe tërsherë.
Ka disa tema për të cilat duhet të flasim herë pas here, sepse rreth tyre dëgjojmë vazhdimisht mendime të kundërta. Një ditë na thuhet se një ushqim është i dobishëm, ndërsa pak ditë më vonë dëgjojmë se është i dëmshëm. Kjo krijon konfuzion dhe pasiguri: njerëzit nuk dinë kë të dëgjojnë, çfarë të besojnë dhe si të veprojnë. Prandaj, në këtë emision me Altin Jokën do t’u rikthehemi disa pyetjeve të përditshme për ushqimin dhe zakonet tona. Nga konsumimi i kafesë esëll, heqjen e mëngjesit apo darkës, mishit dhe qumështit shqyrtojmë se çfarë dimë, nga çfarë varet përgjigjja dhe si mund ta vlerësojmë informacionin që dëgjojmë.
Hudhra është një nga ushqimet më të përdorura në kuzhinën tonë, por pas aromës dhe shijes së saj karakteristike fshihen edhe shumë përfitime shëndetësore. Shpesh dëgjojmë se një thelpi hudhër në ditë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, të kontrollojë kolesterolin dhe madje të forcojë organizmin. Sa e vërtetë është dhe ku mbaron këshilla popullore e ku fillon ajo që mbështetet nga shkenca? A duhet ta hamë hudhrën të gjallë apo të gatuar? Sa duhet të konsumojmë dhe a mund të ketë edhe efekte të padëshiruara? Sot në “Rreze Dielli” flasim për një nga ushqimet më të zakonshme në tryezën tonë, por edhe për një nga ato që rrethohen nga më shumë mite: çfarë mund të bëjë realisht hudhra për shëndetin tonë dhe kur duhet të tregojmë kujdes? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve flasim me nutricionistin dhe specialistin e mjekësisë holistike, Altin Joka.
-
VIDEO
Hudhra ‘ilaçi’ që na fshehin mjekët / Ja çfarë ndodh me trupin nëse hani një thelpi çdo ditë
Hudhra është një nga ushqimet më të përdorura në kuzhinën tonë, por pas aromës dhe shijes së saj karakteristike fshihen edhe shumë përfitime shëndetësore. Shpesh dëgjojmë se një thelpi hudhër në ditë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, të kontrollojë kolesterolin dhe madje të forcojë organizmin. Sa e vërtetë është dhe ku mbaron këshilla popullore e ku fillon ajo që mbështetet nga shkenca? A duhet ta hamë hudhrën të gjallë apo të gatuar? Sa duhet të konsumojmë dhe a mund të ketë edhe efekte të padëshiruara? Sot në “Rreze Dielli” flasim për një nga ushqimet më të zakonshme në tryezën tonë, por edhe për një nga ato që rrethohen nga më shumë mite: çfarë mund të bëjë realisht hudhra për shëndetin tonë dhe kur duhet të tregojmë kujdes? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve flasim me nutricionistin dhe specialistin e mjekësisë holistike, Altin Joka.
-
VIDEO
PO NA MASHTROJNË PËR USHQIMIN? Kafeja, buka, mishi, qumështi & darka | Altin Joka
Ushqimi është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës sonë, por edhe një nga temat për të cilat dëgjojmë më shumë këshilla, ndalime dhe kontradikta. Një ditë na thuhet se kafeja duhet shmangur esëll, një ditë tjetër se një filxhan kafe mund të jetë pjesë e një rutine të shëndetshme. Po buka? Po darka? Po qumështi, mishi apo vaji i kokosit? Dhe sa prej këtyre bindjeve që kemi krijuar ndër vite qëndrojnë vërtet? Sot do t’i shohim këto pyetje përtej miteve dhe zakoneve të përditshme, për të kuptuar se çfarë i përshtatet realisht organizmit tonë dhe nëse ekziston një formulë e vetme për të gjithë. Për t’i diskutuar këto dilema me nutricionistin dhe specialistin e mjekësisë holistike, Altin Joka, flasim për ushqyerjen, metabolizmin dhe zakonet që ndikojnë çdo ditë në shëndetin tonë.
A duhet ta pimë kafenë esëll dhe sa filxhanë në ditë janë të përshtatshëm? A është mëngjesi vërtet vakti më i rëndësishëm i ditës? A na bën dëm darka? A duhet ta heqim bukën nëse duam të ruajmë peshën? Mishi dhe qumështi – të domosdoshëm, të kufizuar apo për t’u shmangur? Dhe çfarë ndodh me ritualin e ujit me limon në mëngjes, vajin e kokosit apo agjërimin? Janë pyetje që i bëjmë shpesh, por ndoshta përgjigjet nuk janë aq bardhë e zi sa mendojmë.
-
VIDEO
Pastiçe me qumësht dhe djathë / Receta speciale në 5 minuta nga Mirela Andoni
Pastiçe me makarona Ola
Përbërësit:
- 4 vezë
- 400 g makarona
- 1,5 lt qumësht
- 200 g djathë i bardhë
- 100 g gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat sa të ulen edhe të marrin formë në tavë për 2 minuta. Lyejmë tavën me gjalpin dhe shtojmë makaronat e nxehta, i përziejmë që të ftohen pak dhe mos presin qumështin. Në tas rrahim vezët me qumështin edhe e shtojmë te tava. Rregullojmë shijen me kripë në varësi të djathit. Pjekja në furrë të parangrohur me 180 gradë për 40 minuta derisa të kërcaniset.
-
VIDEO
Krepa me spinaq dhe tërsherë nga zonja Mirela
Krepa me spinaq dhe tërsherë
Përbërësit:
- 1 grusht spinaq
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 lugë pesto Tigullio
- 150 g tërsherë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i bluani në blender edhe masën e formuar e hidhni në tigan të nxehtë, hapeni në të gjithë tiganin edhe e piqni nga të dy anët. I shijoni tē mbushura sipas dëshirës.
-
VIDEO
Pulë me miell misri, kos dhe hudhra nga zonja Mirela
Pulë me miell misri, kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 1/2 pulë e ndarë në copa
- 2 lugë miell misri i verdhë Ola
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 4 thelpinj hudhër
- 2 gota me kos
- Kripë, piper
- Spec i kuq pluhur
- Spec i kuq pikant
- Trumzë
Përgatitja:
Marinoni copat e pulës me kripë dhe piper, i lyeni mirë me 2 lugë plot me miell misri dhe i skuqni me 2 lugë gjalpë dhe 2 lugë vaj. Shtoni fara koriandër të shtypura, piper të zi dhe spec të kuq djegës dhe pak kripë. Shtoni gjithashtu trumzë dhe 4 thelpinj hudhër të copëtuara imët, shtoni edhe miellin e misrit që mbeti te pjata, e kaurdisni të gjithën që mos mbetet miell i pa skuqur dhe shtoni 4 garuzhde me kos. E përzieni mirë sa të marri valë dhe e vendosni në furrë me 180 ° për 40 minuta sa të piqet mishi edhe të trashet lëngu ose e përfundoni mbi pianurë, por tigani të mbulohet me kapak.
-
VIDEO
E PLOTË/“Shtypi i Ditës dhe Ju”,7 tetor/Nga mesazhi për Braçen e Sinajn te pensionet,debat në studio
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 7 tetor 1998/Majko takon shefat e institucioneve të drejtësisë dhe urdhëron:Hetoni qeveritë Nano e Meksi
Në shtypin e shkruar të datës 7 tetor 1998-të fokusi ishte tek zhvillimet politike. Pasqyrohet një takim i kryeministrit Pandeli Majko me shefat e disa institucioneve të hetimit dhe kërkesa që ai pati për ta. Titulli kryesor në Koha Jonë ishte ky: “Majko: Hetime Nanos e Meksit”. Në Gazetën Shqiptare si zhvillim krysor ishte rrëfimi i Kastriot Islamit për largimin e Nanos dhe qeverinë e re Majko. Ndërsa ZP zbulonte një skandal se telefonat e policisë përgjoheshin nga Berisha që kishte marrë çdo informacion të lëvizjes së policisë edhe gjatë grushtit të shtetit të 14 shtatorit.
-
VIDEO
Kurti propozon Justina Pulën për presidente, Bimo: Dita e sotme do të rëndojë në Kosovë! Eksperti Aliaj: Të shkohet drejt zgjedhjeve
Justina Pula është propozimi i fundit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për çështjen e presidentin. Por, që të hyjë si kandidate, duhet të jetë PDK ajo që do ta bindë. Për ish-ambasadorin Roland Bimo, i ftuar këtë të martë në “Repolitix” në Report Tv, emri i saj që vjen pas atij të Bekim Sejdiut, Glauk Konjufcës e Feride Rushitit, duket si një karusel.
-
VIDEO
Oferta e Kurtit për Specialen e presidentin, ish-ambasadori Bimo: Kosova s’ka aftësi për kompromis! Ekspertja: Vetëvrasje politike e kryeministrit
Propozimi i Albin Kurtit ndaj PDK zbulon një mangësi të Kosovës, thotë ish-ambasadori Roland Bimo. Ekspertja Sotiri, komenton edhe vizitën e Ursula von der Leyen në Kosovë dhe lehtësinë me të cilën kaloi. Për analistin Indrit Vokshi, elita politike e Kosovës i ka dorëzuar ish-krerët e UÇK-së për të sunduar vetë.
-
VIDEO
Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Gazetari Bledi Mane e cilëson sulmin me vezë ndaj tij si një veprim të mirëorganizuar nga protestuesit. Ai akuzon publikisht Arlind Qorin dhe Agron Shehajn si përgjegjës, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se i shërben qeverisë. Pavarësisht hetimit të policisë, Mane nuk do të bëjë kallëzim penal ndaj protestuesve.