Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq, kos dhe vezë / Sallatë me patate dhe vezë / Cheesecake me reçel panxhari dhe molle.
Ka njerëz që jetën e tyre e tregojnë përmes fjalëve, e të tjerë që e kanë kthyer atë në muzikë. I tillë është edhe këngëtari Artan Kola, i cili në këtë bisedë na fton të zbulojmë më shumë për artistin që njohim përmes këngëve. Do të kthehemi pas në kohë, në vitet e rinisë së tij, në ëndrrat, sfidat dhe rrugëtimin që e lidhën me muzikën. Por përtej skenës dhe duartrokitjeve, do të ndalemi edhe te familja, te njerëzit më të dashur dhe te vlerat që i kanë dhënë kuptim jetës së tij. Një rrëfim i sinqertë, mes kujtimesh, emocionesh dhe muzikës që ka shoqëruar një jetë të tërë.
Por biseda nuk do të mbetet vetëm te muzika dhe kujtimet! Artan Kola do të na tregojë edhe një tjetër pasion të tij, atë të gatimit. Ai përgatit fasule me pastërma dhe zbulon sekretin që e bën këtë gatim edhe më të veçantë.




















