Patëllxhanë me domate e erëza të freskëta nga zonja Albana

13 Nëntor, 11:52 | Përditesimi: 13 Nëntor, 11:52

Patëllxhanë me domate dhe erëza të freskëta

Përbërësit:

  • 5-6 patëllxhanë të gjatë dhe të hollë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 4 domate mesatare
  • Kripë dhe piper i zi i porsabluar
  • Erëza të freskëta: mendër, borzilok, majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta të holla për së gjati. I vendosim me pak kripë që të nxjerrin lëngun për 20–30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe thajmë mirë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë hudhrën derisa të marrë aromë (pa e djegur). Vendosim patëllxhanët dhe i skuqim lehtë nga të dyja anët derisa të zbuten. Shtojmë domatet e prera në kubikë, kripën dhe piperin, dhe i lëmë të gatuhen ngadalë për disa minuta derisa salca të trashet. Në fund shtojmë erëzat e freskëta të copëtuara duke i përzier butësisht.

MC/Shqiptarja.com