Pite me kefir dhe djathë
Përbërësit:
- 270 ml kefir
- 500 gr miell
- 2 vezë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 500 gr djathë kaçkavall i grirë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë të madhe hedhim kefirin, shtojmë sodën e bukës dhe e përziejmë lehtë derisa të fillojë të krijojë pak shkumë. Shtojmë vezët, kripën dhe miellin gradualisht. E përziejmë derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës, dhe e lëmë të pushojë 10-15 minuta mbuluar me një pecetë. Më pas shtojmë në brumë djathin kaçkavall të grirë dhe e përziejmë mirë që të shpërndahet njëtrajtshëm. Brumin e ndajmë në 12 toptha të vegjël, i shtypim me dorë ose me okllai duke formuar pite të vogla, të cilat i skuqim në një tigan me pak vaj të nxehtë ose mund t’i vendosim në furrë në 190 °C për 15-20 minuta. Pitet i shërbejmë të ngrohta me kos, ajkë, gjalpë të butë ose ndonjë reçel sipas shijes.
Këshilla nga Albana: Kefiri mund të zëvendësohet me kos natyral ose dhallë në mungesë. Për aromë shtesë mund të shtosh pak majdanoz ose kopër të grirë hollë në brumë.





















