Polenta me salçiçe dhe presh
Përbërësit:
- 500 gr polenta
- 3 litra ujë
- 5 presh
- 4 salçiçe
- 400 gr domate
- 1 lugë çaji koncentrat domateje
- Kripë, piper dhe vaj ulliri sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim preshin e prerë në rrathë me pak ujë derisa të zbuten. Shtojmë vaj ulliri dhe salçiçet e prera ose të grira, duke i skuqur mirë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domatet dhe koncentratin, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë ngadalë që salca të trashët dhe të marrë shije. Ndërkohë, në një tenxhere tjetër ziejmë ujin me pak kripë. Kur të vlojë shtojmë polentën gradualisht duke e përzier fort me tel ose lugë druri për të mos krijuar kokrriza. E gatuajmë për disa minuta derisa të bëhet kremoze. E servirim në një pjatancë së bashku me salcën me presh.





















