Mos iu ndani HURMËS, ja pse kombinimi me kos dhe arra është ideal | Altin Joka

4 Nëntor, 14:49 | Përditesimi: 4 Nëntor, 14:49

Vjeshta ka thesaret e saj, dhe një prej tyre është padyshim hurma! Me ngjyrën e saj të ndezur, shijen e ëmbël dhe përbërjen e pasur ushqyese, ky frut nuk është vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i mundshëm për shëndetin tonë. Hurma përmendet shpesh si një frut që mund të mbështesë funksionimin e tiroides, por çfarë përmban konkretisht që e bën kaq interesante? A është vërtet kaq e dobishme sa thuhet, apo kemi të bëjmë me një tjetër mit ushqimor? Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të flasim për vlerat ushqyese të hurmës, sasinë që mund të konsumojmë çdo ditë, kohën më të përshtatshme për ta ngrënë dhe ndikimin që mund të ketë te personat me rezistencë ndaj insulinës apo probleme metabolike. Do të ndalemi gjithashtu te një pyetje interesante: cila është më e pasur me vlera ushqyese, hurma e zezë apo hurma e kuqe e pjekur?

MC/Shqiptarja.com