• VIDEO

    Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, zv.ministrja e Drejtësisë: Reportet e cilësojnë Shqipërinë si ‘delja e zezë’ për numrin e të paraburgosurve, përafrojmë ligjet me BE-në

    Zëvendësministrja Hoxha, thotë se synimi i këtyre ndryshimeve është “vendosja e një ekuilibri midis luftës kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë proceseve penale”.

  • VIDEO

    Vizita e Berishës në SHBA, Yzeiri: Viza hyrëse ishte veç lëshim, ‘non grata’ mbetet në letër! Pritja e Wendt i vuri kapakun

    Analisti thotë se viza hyrëse në SHBA ishte veçse një lëshim për Sali Berishën, por takimet e tij atje me Fatmir Mediun dhe ca shqiptarë, treguan qartazi pozitën e kryedemokratit. Pritja e ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Ëendt vulosi statusin e pandryshuar të 'non gratës'.

  • VIDEO

    ‘Territorialja’, analisti Hoxha: Nxitimi për të votuar reformën shenjë e degradimit të qeverisë! Bylykbashi: PS ka treguar se është ekip solid në fund të çdo vendimi

    Aulona Bylykbashi, deputete e PS dhe analisti Poli Hoxha ishin të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', ku folën për reformën territoriale. Bylykbashi tha se shërbimet për qytetarët nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se bashkitë e vogla do t’i bashkohen atyre të mëdha

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Tetor 2026, Receta/ 17 vjeçarja me zërin brilant/ Arti me pika

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pirjan me pulë dhe erëza / Qull me sallam Turist / Supë me lulelakër.

    Sot njihemi me Anxhela Ilen, një maturante nga Kolonja, për të cilën muzika nuk është thjesht një pasion, por një ëndërr që ka nisur që në fëmijëri. Një vajzë që ka provuar të ruajë ekuilibrin mes shkollës dhe muzikës, mes muzikës së lehtë, pop-rock dhe këngës popullore. Rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Madje, ka pasur një periudhë kur provat dhe dashuria për muzikën duhej të mbaheshin disi të fshehta nga babai. Por një ditë, zëri i saj u dëgjua në skenë… dhe mes emrave të mëdhenj si Aurela Gaçe. Sot, në prag të maturës, Anxhela ka një pyetje të madhe përpara: çfarë vjen më pas?

    Irida Marku është një artizane që ka zgjedhur një teknikë të veçantë, artin me pika. Qindra e mijëra pika, të vendosura njëra pas tjetrës me durim, përqendrim dhe shumë emocion, shndërrohen në vepra që tërheqin menjëherë vëmendjen. Por pas këtij arti ka edhe një histori personale. Një humbje, një boshllëk dhe një periudhë e vështirë familjare, nga e cila Irida gjeti një mënyrë të re për të krijuar, për tu shprehur dhe ndoshta edhe për të gjetur veten. Nga kjo përvojë lindi edhe Pigment.al dhe një filozofi shumë e bukur: nuk duhet të jesh domosdoshmërisht artist për të krijuar. Sot në “Rreze Dielli”, do të zbulojmë se çfarë fshihet pas çdo pike, sa durim kërkon ky art dhe si një pasion i vogël mund të kthehet në një fillim të ri.

  • VIDEO

    ‘Humba babain, pikat më shëruan’, Rrëfimi i Iridës pas përballjes me sëmundjen e vështirë

    Irida Marku është një artizane që ka zgjedhur një teknikë të veçantë, artin me pika. Qindra e mijëra pika, të vendosura njëra pas tjetrës me durim, përqendrim dhe shumë emocion, shndërrohen në vepra që tërheqin menjëherë vëmendjen. Por pas këtij arti ka edhe një histori personale. Një humbje, një boshllëk dhe një periudhë e vështirë familjare, nga e cila Irida gjeti një mënyrë të re për të krijuar, për tu shprehur dhe ndoshta edhe për të gjetur veten. Nga kjo përvojë lindi edhe Pigment.al dhe një filozofi shumë e bukur: nuk duhet të jesh domosdoshmërisht artist për të krijuar. Sot në “Rreze Dielli”, do të zbulojmë se çfarë fshihet pas çdo pike, sa durim kërkon ky art dhe si një pasion i vogël mund të kthehet në një fillim të ri.

  • VIDEO

    Aurela Gaçe mbetet pa fjalë nga zëri i maturantes në skenë

    Sot në “Rreze Dielli” njihemi me Anxhela Ilen, një maturante nga Kolonja, për të cilën muzika nuk është thjesht një pasion, por një ëndërr që ka nisur që në fëmijëri. Një vajzë që ka provuar të ruajë ekuilibrin mes shkollës dhe muzikës, mes muzikës së lehtë, pop-rock dhe këngës popullore. Rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Madje, ka pasur një periudhë kur provat dhe dashuria për muzikën duhej të mbaheshin disi të fshehta nga babai. Por një ditë, zëri i saj u dëgjua në skenë… dhe mes emrave të mëdhenj si Aurela Gaçe. Sot, në prag të maturës, Anxhela ka një pyetje të madhe përpara: çfarë vjen më pas?

  • VIDEO

    Pirjan me pulë dhe erëza / Tavë më të mirë me oriz s'keni provuar nga zonja Mirela

    Pirjan me pulë dhe erëza

    Përbërësit:

    • 1 pulë e vogël
    • 2 gota oriz
    • 1 qepë e madhe
    • 2 tufa kopër
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 lugë çaji me rigon
    • Kripë dhe piper i zi
    • 50 g gjalpë
    • 50 ml vaj ulliri
    • 4 gota lëng mishi

    Përgatitja:

    Pulën e presim në copa edhe e ziejmë në tenxhere me kripë dhe pak piper. Në tigan kaurdisim me vaj ulliri qepën me kripë, shtojmë erëzat e grira, orizin edhe gjalpin. E shtrojmë në tavë, vendosim copat e mishit edhe lëngun. Shtojmë piper të zi, rigon dhe vaj ulliri mbi të. E pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 30 minuta sa të piqet mishi e të kërcaniset orizi.

  • VIDEO

    Supë me lulelakër nga zonja Mirela

    Supë me lulelakër

    Përbërësit:

    • 1 boçe lulelakër
    • 1 qepë
    • 3 thelpinj hudhër
    • Degë trumze
    • Spec i kuq djegës sipas dëshirës
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Vendosni në tenxhere lulelakrën të ndarë në boçe, shtoni qepën e prerë, thelpinjtë e hudhrës, trumzë, vaj ulliri dhe erëza. Piqini sa të marrin ngjyrë, pastaj shtoni ujin e nxehtë dhe pasi të ziejë e kaloni në blender. E shërbeni supën me limon, piper të zi edhe degë trumze.

  • VIDEO

    Qull me sallam turist në 5 minuta nga zonja Mirela

    Qull me sallam Turist

    Përbërësit:

    • 1 vezë
    • 2 lgj miell
    • 2-3 thelbi hudhër
    • Pak kripë
    • 2 gota ujë
    • 100 gr kaçkavall i grirë
    • 1 lgj gjalpë
    • Sallam Tona

    Përgatitja:

    Në tigan skuqim sallamin dhe më pas e largojmë, po aty shtojmë qullin që kemi bërë me vezën, miellin, hudhrat dhe ujin. Sapo të formohet qulli, shtojmë djathin kackavall, gjalpin dhe sallamin e skuqur sipër.

     

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 6 tetor 1998/ 13- vjeçarja nga Mamurrasi vrasëse prej Kanunit,vajza merr gjakun e të atit me breshëri automatiku

    Gazeta Shqiptare në numrin e datës 6 tetor 1998-të në faqe të parë pasqyron një ngjarje sa të rëndë ashtu edhe një realitet të trishtë që vinte prej zbatimit të Kanunit. Një 13-vjeçare në Mamurras kishte marrë gjakun e të atit duke ekzekutuar me breshëri automatiku personin që e vrau dhe djalin e tij 6-vjeçar. Policia deklaronte se vajza mirë ia bëri. Në faqe të parë për këtë ngjarje Gazeta Shqiptare shkruan: “ Vrasësja 13-vjeçare që iu bind Kanunit”. Ndërsa në botimet e tjera të përditshme fokusi ishte tek zhvillimet politike që qeverisë Majko. 
     

  • VIDEO

    Braçe e Sinaj kundër ‘Territoriales’/ Ylli Pata në Report TV: Sprovë për Ramën që ta miratojë! Avokati Dashi: Votat mund t’i gjejë te opozita

    Analisti Ylli Pata tha në "Studio Live" në Report TV se votimi do të jetë një provë force për Edi Ramën pas "Revolucionit të Flamingove", por nuk beson se Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj do të votojnë kundër. Avokati Fran Dashi parashikon se reforma do të miratohet dhe nuk përjashton vota edhe nga opozita.

    • VIDEO

      Spahiu: Projekti për 46 bashki do të votohet në Kuvend nëse nuk kundërshtohet nga ndërkombëtarët

      Miratimi i ndarjes së re territoriale sipas propozimit të socialistëve, me 46 bashki nga 61 që ishin më parë, do të varet nga dakordësia me ndërkombëtarët. Sipas deklaratës së juristit Kreshnik Spahiu në ‘Repolitix’ në Report Tv, projekti s’do të kalonte nëse ndërkombëtarët do të shfaqnin rezistencë.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv