A shërohet TIROIDJA? | Altin Joka: E VËRTETA që s'ju thuhet!

4 Nëntor, 13:06 | Përditesimi: 4 Nëntor, 13:06

Sot do të flasim për një gjëndër të vogël, por me një ndikim jashtëzakonisht të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë: tiroiden. Shpesh ndodh që trupi të na japë sinjale, por ne nuk arrijmë t'i lidhim ato me një problem të mundshëm të tiroides. Zgjohemi të lodhur edhe pas një gjumi të plotë, shtojmë peshë pa ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, na bien flokët, kemi lëkurë të thatë, ndiejmë të ftohtë apo përballemi me probleme me tretjen. A mund të fshihet pas këtyre shqetësimeve një çrregullim i tiroides? Për ta kuptuar më mirë se si funksionon tiroidja, cilat janë sinjalet që nuk duhet të neglizhojmë, çfarë roli luajnë ushqyerja dhe mënyra e jetesës, si dhe çfarë duhet të dimë për hipotiroidizmin dhe Hashimoton, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Flasim gjithashtu për ushqimet që e mbështesin shëndetin e tiroides, për ato që shpesh i konsumojmë gabimisht, për kafenë, perimet kryqëzore, suplementet dhe analizat që duhen bërë për të kuptuar nëse tiroidja po funksionon siç duhet.

MC/Shqiptarja.com