-
VIDEO
‘Territorialja’, gazetari Myzyraj: Balluku mund të rikthehet për të plotësuar 84 votat, nga PD mund të ketë rrjedhje! Deputeti i PS: I kemi numrat
Mungesa e dy votave, të Erion Braçes dhe Vullnet Sinajt për të plotësuar numrin 84 që i nevojitet mazhorancës për miratimin e reformës territoriale, do të prodhonte pasoja politike. Isa Myzyraj komenton në ‘Repolitix’ në Report Tv se për të arritur 84 vota, mund të nevojitet rikthimi i Belinda Ballukut në parlament. Gazetari nuk përjashton as mundësinë e rrjedhjes së votave nga krahu i demokratëve.
-
VIDEO
Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS bëjnë ndarje territoriale çdo 4 vjet
Sipas juristit Kreshnik Spahiu, nevojitet stabilitet dhe një vizion që shtrihet në të paktën 3 dekada dhe jo të rishikohet vazhdimisht.
-
VIDEO
‘Territorialja’, Braçe: Ka kohë boll për ta korrigjuar, t’i jepet fund centralizimit të pushtetit! Vërejtje kolegëve: Ç’na pengon, arroganca?
Korrigjimi i pr.ligjit të ‘Territoriales’ përpara se ajo të votohet në Kuvend, në një kohë kur kjo parashikohet të ndodhë pas vetëm tri ditëve, është e vetmja rrugë që të arrihet drejt mirëqeverisjes vendore, shprehet Erion Braçe për ‘Studio Live’ në Report Tv.
-
VIDEO
‘Territorialja’, Braçe kritika Ballës: Përgjegjësi e tij të organizonte diskutim gjithëpërfshirës, s’na informoi! Kërkoi ndjesë që s’u mblodh Komisioni i Ekonomisë
Mungesa e diskutimeve të mëparshme të grupit të PS, për reformën territoriale, ndërkohë që pas 3 ditësh pritet të votohet në Kuvend, është përgjegjësi e kryetarit, shprehet Erion Braçe. Diskutimi i sotëm, për të cilin në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se është i pari që ndodh që prej momentit kur ka nisur të flitet për ‘Territorialen’ dhe nuk është organizuar më herët prej Taulant Ballës, ashtu siç duhej të ishte vepruar.
-
VIDEO
Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët
Tirana ndodhet në muajin e saj më vendimtar lidhur me reformën territoriale, thotë Erion Braçe. Është pikërisht momenti kur Partia Socialiste mund të veprojë në dobi të qytetit dhe banorëve të tij, me seriozitetin e duhur.
-
VIDEO
'Saliu i vrau një nga një' Avokati i Haklajve flet për dosjen 'Tropoja' në Report TV: SPAK po e përjashton Berishën nga përgjegjësia! Nga 24 dëshmitarë pyeti vetëm 4
Pezullimi i dosjes "Tropoja" sipas avokatit Idajet Beqiri, po e nxjerr Sali Berishën nga përgjegjësia penale për vrasjet e Haklajve. Në "Studio Live" në Report TV, avokati i familjes akuzoi SPAK se nuk ka kryer hetim të plotë, ndërsa pretendoi se nga 24 dëshmitarë të paraqitur janë pyetur vetëm 4.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Braçe shpjegon votën kundër ‘Territoriales’: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Erion Braçe kritikon mënyrën e trajtimit të reformës territoriale, duke theksuar se diskutimi në grupin parlamentar të PS u zhvillua vetëm tre ditë para votimit të saj në Kuvend. Deputeti kërkon që reforma të bazohet te parimet, transparenca dhe decentralizimi, duke kundërshtuar edhe presionet e lidhura me rregulloren e PS.
-
VIDEO
Videot intime, pse s’mund të hiqen menjëherë nga rrjeti? Nini në Report TV: Shteti pa mekanizëm për t’i bllokuar! Peçi: Ndërhyrja në jetën private dënohet me 3 vite burg! Lekatari: Të hetohet industria e muzikës
Skandali i videove intime ka hapur debatin për boshllëqet në mbrojtjen e privatësisë në Shqipëri. Në Report TV, ekspertët ngritën shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë për bllokimin e pamjeve, dënimet e ulëta për regjistrimet që cenojnë jetën private dhe kërkuan që të hetohet nëse pas rastit fshihen abuzime në industrinë e muzikës.
-
VIDEO
Si dolën videot intime të kompozitorit Adi Hila? Nini në Report TV: Nuk ka ndodhur rastësisht, ja dyshimet e mia!
Videot intime të kompozitorit mund të mos jenë zbuluar rastësisht në internet. Aldor Nini ngriti në Report TV teorinë se materialet, që sipas tij qarkullonin prej rreth dy vitesh në rrjete ku publikohen edhe pamje nga kamera sigurie, mund të jenë identifikuar nga një sistem i huaj që skanon miliona video dhe më pas t'i jenë kaluar një entiteti shqiptar për vlerësim dhe më pas kanë rrjedhur online.
-
VIDEO
'Denonconi Adi Hilën'/ Lekatari apel grave në videot intime të kompozitorit: Nëse nuk e dinit se po filmoheshit, gjeni forcën të flisni
Aktivistja Zhaklin Lekatari u bëri thirrje grave që shfaqen në videot intime të denoncojnë kompozitorin Adi Hila, nëse nuk kanë qenë në dijeni se ai po i filmonte gjatë marrëdhënieve intime.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Surprizohet Ylli Merja / Vlerat e rigonit
Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sodanik sipas traditës / Petulla të fshira.
Çfarë do të sjellë kjo javë e parë e tetorit për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojnë lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.
Sot feston 65-vjetorin e lindjes, Ylli Merja, një jetë e ndërtuar mes dijes, pasionit dhe dashurisë për natyrën, nga mësues i dalluar te studiues i bimëve medicinale, duke e kthyer këtë pasion në një mision për të promovuar vlerat e natyrës dhe të Shqipërisë. Por përtej profesionit dhe figurës publike, sot do të njohim edhe një anë tjetër të Ylli Merjës: atë të babait, njeriut që për tre fëmijët e tij ka qenë gjithmonë një shembull dhe një pikë referimi. Në këtë ditë të veçantë, ata kanë zgjedhur ta surprizojnë me një letër plot dashuri dhe emocione.
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi tek rigoni, bima që lulëzon në çdo vend të Shqipërisë dhe që bën mrekulli për shëndetin, me veti të mëdha antioksiduese dhe antibakteriale. Merja tregon dhe si të përftojmë nga rigoni, vajin e rigonit, efikas në luftimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.
-
VIDEO
Ylli Merja nuk i mban dot lotët: Letra e fëmijëve që preku të gjithë
Sot feston 65-vjetorin e lindjes një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, Ylli Merja. Një jetë e ndërtuar mes dijes, pasionit dhe dashurisë për natyrën, nga mësues i dalluar te studiues i bimëve medicinale, duke e kthyer këtë pasion në një mision për të promovuar vlerat e natyrës dhe të Shqipërisë. Por përtej profesionit dhe figurës publike, sot do të njohim edhe një anë tjetër të Ylli Merjës: atë të babait, njeriut që për tre fëmijët e tij ka qenë gjithmonë një shembull dhe një pikë referimi. Në këtë ditë të veçantë, ata kanë zgjedhur ta surprizojnë me një letër plot dashuri dhe emocione. Një dhuratë që ndoshta nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse brenda saj ka gjithë mirënjohjen dhe dashurinë e tre fëmijëve për babain e tyre.