Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me qofte lakre dhe perime / Supë pa mish me pak përbërës / Domate turshi të mbushura.
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur 1 mit që dëgjojmë shpesh, por që jo gjithmonë qëndron shkencërisht: Hekuri suplement shpesh s'ka rol. Si qendron e vërteta?
Në përditshmërinë tonë të ngarkuar, shpesh ia atribuojmë çdo shenjë lodhjeje, pagjumësie, nervozizmi apo rënieje të flokëve stresit të jetës moderne. Megjithatë, pas këtyre simptomave që duken të zakonshme mund të fshihen shkaqe më të thella, mungesa e vitaminave dhe mineraleve thelbësore për funksionimin e trupit. Organizmi ynë komunikon vazhdimisht me ne përmes sinjaleve, por shpesh ne i neglizhojmë ose i keqinterpretojmë ato. Sot së bashku me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka në "Rreze Dielli" do të hedhim dritë mbi mungesat e mineraleve më të domosdoshme dhe shenjat që trupi dërgon, për të kuptuar më mirë se si balanca ushqyese ndikon në energjinë, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.





















