Speca në brumë të mbushur me mish të grirë
Përbërësit:
- 6 speca të gjatë
- 150 gr mish i grirë
- ½ qepë
- 1 thelpi hudhër
- 5 lugë gjelle miell
- Pak niseshte
- Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë qepën hollë dhe e përziejmë me mishin, hudhrën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë si për qofte që masa të lidhet. Presim specat në mes (jo deri në fund) dhe i mbushim me përzierjen e mishit. Bashkojmë miellin me ujë, pak kripë dhe niseshte, e trazojmë derisa të bëhet një masë e hollë si brumë për petulla. I lyejmë specat e mbushur fillimisht me pak niseshte dhe më pas i zhytim në brumin e hollë. I skuqim në vaj të bollshëm, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe brumi të bëhet krokant.





















