• VIDEO

    Kodi i Procedurës Penale hap debat për lirinë e medias, Myzyraj në Report TV: E paprecedentë, lajmi shuhet duke pritur gjykatën! Avokati Çela: Të garantohet e drejta për informim

    Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe pasojat që mund të kenë për gazetarët ishin në fokus të "Studio Live" në Report TV, ku Isa Myzyraj dhe avokati Erlis Çela diskutuan detyrimin për të marrë leje nga gjykata për publikimin e materialeve nga dosjet dhe pikëpyetjet që ngre kjo procedurë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Tetor 2026, Receta/ Profesionet që po synojnë tregun / Rrëfehet mbesa e Ali Asllanit

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie / Kabuni tradicionale / Supë me makarona me koncentrat perimesh të bërë vetë.

    Industria e bukurisë prej vitesh është kthyer në një nga sektorët më të kërkuar, duke krijuar një treg ku nevoja për profesionistë të rinj dhe të mirëtrajnuar është gjithnjë e më e madhe. Në një kohë kur standardet e kësaj industrie zhvillohen me ritme të shpejta, edhe të rinjtë shqiptarë kanë sot më shumë mundësi për të marrë një formim profesional dhe për ta kthyer pasionin e tyre në një profesion. Në këtë drejtim vjen edhe Frontera Academy, e cila ka çelur sezonin e ri të trajnimeve, duke zgjeruar programet profesionale në disa prej fushave më të kërkuara të bukurisë dhe estetikës. Por çfarë ofrojnë këto programe, cilat janë aftësitë që kërkon sot tregu dhe çfarë mundësish krijohen për ata që duan ta ndërtojnë karrierën e tyre në këtë industri? Për të folur më shumë rreth këtyre mundësive, kemi sot në studio zv/drejtoreshën e Frontera Academy, Evis Sinojmeri.

    Vargjet e Ali Asllanit vazhdojnë të jetojnë, të emocionojnë dhe të rizbulojnë një poet me shumë dimensione: liriken e dashurisë, ndjeshmërinë ndaj natyrës, por edhe zërin e fortë patriotik e politik. Ribotimi i veprës poetike “Ali Asllani”, nga Shtëpia Botuese Dudaj, rikthen tek lexuesi krijimtarinë e një prej poetëve të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX. Në një rrëfim të veçantë për “Rreze Dielli”, stërmbesa e tij, Kiara Asllani, sjell kujtime, detaje familjare dhe një përjetim personal të figurës së poetit, ndërsa rikthimi në Vajzë të Vlorës, vendi ku Ali Asllani dëgjonte rapsoditë dhe merrte frymëzim, e bën këtë histori edhe më të veçantë. Nga poezia patriotike dhe vargjet e drejtpërdrejta për Shqipërinë, te lirika sensuale dhe dashuria për gruan, natyrën e jetën, reportazhi sjell një tjetër këndvështrim mbi Ali Asllanin: atë të poetit që vazhdon të jetojë përmes vargjeve, kujtimeve dhe brezave të familjes së tij. Një udhëtim mes poezisë, kujtesës dhe rrënjëve familjare, aty ku “gjaku thërret” dhe shpirti i poetit rikthehet sërish në vendin që e frymëzoi.

  • VIDEO

    Stërmbesa rrëfen të panjohurat e Ali Asllanit/ Nga Vajza e Vlorës tek vargjet për dashurinë e gruan

    "2 profesionet që po synojnë tregun, mundësi të shumta për të rinjtë"

    Industria e bukurisë prej vitesh është kthyer në një nga sektorët më të kërkuar, duke krijuar një treg ku nevoja për profesionistë të rinj dhe të mirëtrajnuar është gjithnjë e më e madhe. Në një kohë kur standardet e kësaj industrie zhvillohen me ritme të shpejta, edhe të rinjtë shqiptarë kanë sot më shumë mundësi për të marrë një formim profesional dhe për ta kthyer pasionin e tyre në një profesion. Në këtë drejtim vjen edhe Frontera Academy, e cila ka çelur sezonin e ri të trajnimeve, duke zgjeruar programet profesionale në disa prej fushave më të kërkuara të bukurisë dhe estetikës. Por çfarë ofrojnë këto programe, cilat janë aftësitë që kërkon sot tregu dhe çfarë mundësish krijohen për ata që duan ta ndërtojnë karrierën e tyre në këtë industri? Për të folur më shumë rreth këtyre mundësive, kemi sot në studio zv/drejtoreshën e Frontera Academy, Evis Sinojmeri.

  • VIDEO

    Qofte shtëpie nga zonja Mirela

    Qofte shtëpie

    Përbërësit:

    • 500 g mish i grirë
    • 1 qepë
    • 1 patate
    • 1 tufë erëza të freskëta ( majdanoz dhe nenexhik)
    • 1 vezë
    • 100 g bukë
    • Kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Në tas përziejmë mishin e grirë me vezën, si dhe erëzat, bukën, qepën, dhe pataten e grirë, shtojmë kripë dhe piper. E punojmë brumin sa të lidhet edhe i skuqim qoftet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët.

  • VIDEO

    Koncetrat perimesh i bëre vetë nga zonja Mirela

    Koncetrat perimesh i bëre vetë

    Përbërësit:

    • 1200 g perime
    • 1 qepë
    • 2 karrota
    • 2 kunguj
    • 1 finok
    • 2 degë selino
    • 2 gjethe dafinë
    • 5-6 domate të thata
    • 300 g kripë

    Përgatitja:

    Grijmë perimet në mikser, shtojmë kripën i përziejmë shumë mirë edhe i vendosim në tavë me letër furre të thahen në furrë të parangrohur më parë për 4 orë me 100 ° derisa të thahen plotësisht. Pasi ftohen i bluajmë përsëri derisa të bëhen pluhur edhe e vendosim në kavanoz qelqi. E përdorim sipas dëshirës për të pregatitur buljon, supa ose për t'i shtuar shije gjellës.

  • VIDEO

    Kabuni tradicionale nga zonja Mirela, me një shije që do ju mrekullojë

    Kabuni tradicionale

    Përbërësit:

    • 1 gotë oriz
    • 2 gota lëng mishi (qafa e dashit)
    • 3 lugë gjelle rrush i thatë
    • 1 filxhan çaji sheqer
    • 1 lugë çaji kanellë
    • 2 lugë gjalpë

    Përgatitja:

    Kaurdisim orizin me gjalpë pasi e kemi larë edhe kulluar, shtojmë ujin e nxehtë ose lëngun e mishit edhe rrushin e thatë. Sapo orizi të thithi të gjithë lëngun, e heqim nga nxehtësia edhe i shtojmë sheqerin dhe kanellën. E lëmë të pushojë 10 minuta pastaj e shërbejmë me kanellë dhe sheqer sipër. Nëse kabuninë e duam me ngjyrë të errët te gjalpi dhe orizi skuqim edhe sheqer sa te karamelizohet, pastaj shtojmë lëngun e mishit ose ujin. Nëse kabuninë do e bëni me lëng mishi atëherë duhet të shtoni edhe copa mishi.

  • VIDEO

    E PLOTË/“Shtypi i Ditës dhe Ju”,2 tetor/ Fajdet,21 janari e Gërdeci,qytetarët i kthehen keq Berishës

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 2 tetor 1998/ Majko i rrëmben tenderat Gjinushit pasi PS do drejtojë Punët Publike, Edi Rama ministër Kulture

    Në shtypin e shkruar të datës 2 tetor 1998-të sërish vëmendjen kryesore e merr formimi i qeverisë Majko. Kishte një duel Majko-Gjinushi për ministrinë e Punëve Publike ku Majko i dekretuar si kryeministër duket sikur kishte arritur një marrëveshje që ta drejtonte PS ndërkaq pjesë e kabinetit ishte edhe Edi Rama si Ministër Kulture. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Majko i rrëmben tenderat Gjinushit”  duke botuar edhe emrat që do përbënin kabintetin e ri ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “ Qeveri pazaresh dhe e paaftë” duke publikuar një foto të Pandeli Majkos dhe përbërjen e mundshme të qeverisë. 
     
  • VIDEO

    Prençi: Videot me përmbajtje seksuale të artistëve i nxori vetë SHISH për të hequr vëmendjen nga Hyseni dhe Agasi! Shqiptarët shumë të shqetësuar për histori rozë

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se videot me përmbajtje seksuale, ku shfaqen emra të njohur të botës së artit, i ka shpërndarë Shërbimi Informativ Shtetëror.

  • VIDEO

    Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë jashtë Shqipërisë! Nesër e bëjnë publike, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, tha se SPAK do të bëjë nesër publike detajet për zbulimin e një tjetër vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Vila sipas tij është zbuluar në Sardenja dhe shtoi se pritet të dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë, të lidhura me emrin e Ballukut.

    • VIDEO

      Spahiu: Videot pornografike krim i përsëritur! Alibia që e filmuan, si të mohojë pistoletën në krevat që s’është e tij

      Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën me kompozitorin Adrian Hila, i cili është marrë mbrëmjen e sotme në pyetje nga Policia e Tiranës, lidhur me videot me përmbajtje seksuale të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet vetë artisti, sëbashku me disa emra të njohur të botës së artit, duke kryer marrëdhënie intime.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv