-
VIDEO
RIGONI erëza me veti të mëdha SHËRUESE / Ylli Merja: Ja si ta përdorni si ‘ilaç’
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në "Rreze Dielli" ndalemi tek rigoni, bima që lulëzon në çdo vend të Shqipërisë dhe që bën mrekulli për shëndetin, me veti të mëdha antioksiduese dhe antibakteriale. Merja tregon dhe si të përftojmë nga rigoni, vajin e rigonit, efikas në luftimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.
-
VIDEO
MOS E HUMBNI! Çfarë po paralajmëron horoskopi këtë javë? / Kujdes, Hëna e plotë ditën e...
Çfarë do të sjellë kjo javë e parë e tetorit për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojnë lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.
-
VIDEO
Sodanik, receta e gjysheve korçare nga zonja Mirela
Sodanik
Përbërësit:
- 3 vezë
- 300 gr miell misri Ola
- 2 lugë gjelle miell gruri
- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 fixhan çaji kos
- 1 lugë çaji sodë buke
- 100 gr gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim me tel derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, sodën dhe vazhdojmë i përziejmë. Hedhim pak nga pak duke përzier miellin e grurit, dhe më pas atë të misrit derisa të bëhet një masë uniforme jo shumë e trashë (si për kek). Lyejmë tavën me gjalpë dhe derdhim masën në të. E pjekim në furrën e nxehur në 180 gradë për 20 minuta.
-
VIDEO
Petulla të fshira me djathë dhe hudhër nga zonja Mirela
Petulla të fshira
Përbërësit:
- 500 g miell Ola
- 1200 ml ujë i vakët
- 1 lugë e vogël me kripë
- 200 g djathë i bardhë ose gjizë
- 100 g gjalpë
- 2-3 thelpinj hudhra
- 1 gotë ujë
Përgatitja:
Formojmë brumin e petullave me miell, kripë dhe ujë. I pjekim në tigan krepash derisa të përfundojë i gjithë brumi. Skuqim gjalpin me hudhrat, shtojmë ujin edhe e ziejmë 2’ minuta. Shtrojmë petullat në tavë të lyer me gjalpë duke i lyer me lëngun e hudhrave edhe duke shtuar thërrime djathi. I presim si rombe dhe e vendosim tavën në furrë për 5 minuta sa të kërcanisen.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 5 tetor 1997/ Plumba në Komisariatin e Shkodrës, kryengritja e policëve rrezikoi të kthehej në tragjedi: S’ikim nga puna
Në shtypin e shkruar të datës 5 tetor 1997-të vëmëndje kishte marrë një ngjarje e rëndë e rregjistruar në Shkodër. Policë të këtij qyteti ishin ngritur në një revoltë kundër drejtuesve të rinj pas një vendimi për të larguar nga puna një pjesë të tyre. Efektivët e kundërshtonin këtë vendim dhe qëlluan me armë në ajër që drejtuesit të tërhiqnin vendimin. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “Policët bëjnë kryengritje” ndërsa këtë ngjarje në titullin kryesor e trajtonte edhe RD që shkruan: “Plas revolta në Shkodër”.
-
VIDEO
Sonte në Esencë, sjelljet e diktatorëve me gratë, basorelievi që u bë urë për kamionët, viti 1997 dhe Mid’hat Frashëri
Sonte në Esencë do të ndiqni një udhëtim mes historisë, artit, kujtesës dhe atyre ngjarjeve që duket sikur i kemi dëgjuar, por që gjithmonë fshehin edhe një të pathënë.
-
VIDEO
Një nga Ne/ Historia e Nënë Prenës, 93-vjeçarja që i del për zot punëve të fshatit Fishtë: S'kam sëmundje, ja sekreti i jetëgjatësisë
Mes kopshtit, pulave dhe bagëtive, asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën e nënë Prenës në Fishtë. Duket se sekreti i jetëgjatësisë qendron tek jeta aktive, ushqimi bio dhe i freskët që e prodhon vet në fshat. Gjithashtu tregon se alkool dhe duhan nuk pi.
-
VIDEO
Avokati Beqiri për Report Tv: SHIK-u i Gazidedes u përdor në mënyrë banale nga Berisha për të vjedhur zgjedhjet e 1996-ës, rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën pas zbulimit të aferës me Millosheviç
Avokati Beqiri tha se gjatë trazirave të vitit 1997, drejtuesi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, me kërkesë të Sali Berishës jepte urdhra se ku do hidheshin armët me qëllim nxitjen e një lufte mes veriut dhe jugut të Shqipërisë.
-
VIDEO
Ekonomia po rritet “pa bujqësi e prodhim”, ekspertët: Duhet ndryshuar modeli ekonomik, po bëhemi gjithnjë e më shumë një vend importues
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, rritja ekonomike që vjen nga administrata publike, taksat neto dhe ndërtimi, ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e modelit aktual të zhvillimit. Ndërsa Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se brenda 5 vitesh bujqësia është tkurrur me deri 12%.
-
VIDEO
Rritet çmimi i mishit pas ndalimit të importit nga Brazili? Ekspertët: Shtrenjtohet deri 5%, nëse nuk abuzohet, bizneset të gjejnë tregje alternative! Ministria e Bujqësisë: Prioritet siguria
Nga 3 shtatori importi i mishit të gjedhit dhe të shpendëve nga Brazili është i ndaluar, në zbatim të rregullave të sigurisë ushqimore në BE, pas dyshimeve se mishi prej këtij shteti ka nivel të lartë të përdorimit të antibiotikëve.
-
VIDEO
IPARD III i bllokuar, Pilku: Ato fonde janë të djegura, të përgatitemi për IPARD IV! Bujqësia të financohet nga buxheti
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ngre përsëri shqetësimin e mungesës së fondeve të IPARD të cilat janë të bllokuara që në gusht të 2023-shit. Ndërprerja e financimit nga Komisioni Evropian pas dyshimeve për keqpërdorim të IPARD II, stopoi rritjen ekonomike thotë eksperti.
-
VIDEO
Meteorologia zbulon si do të jetë moti deri në fund të vitit: Vjeshtë e ngrohtë e dimër i butë! El Nino do të ketë efekte indirekte në Europë
E ftuar në "Studio Live" në Report TV, Xhakollari tha se temperaturat do të mbeten mbi normalen edhe gjatë muajve të dimrit, ndërsa në Europë nuk priten masa ajrore polare.