• VIDEO

    Spahiu: Ne shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate

    Juristi Spahiu tha se qytetarët shqiptarë shpesh herë kanë qenë viktima të mos-njohurive juridike, teksa 'përshëndeti' ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

    • VIDEO

      Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Balliu: Opozita në gjumë përballë këtij skandali, Berisha ka probleme me drejtësinë! Kaziaj: Është cenuar siguria kombëtare

      Juristja Balliu bëri përgjegjës kryedemokratin Sali Berisha, i cili është i sanksionuar 'non grata' nga SHBA dhe me probleme me drejtësinë shqiptare, për reagimin e zbehtë të opozitës për çështjen e SHISH. Ndërsa avokati Kaziaj tha se Vlora Hyseni u promovua dhe emërua në postin e drejtueses së Inteligjencës nga kryeministri Rama.

    • VIDEO

      Skandali i videove intime, Tushi në Report TV: Gratë janë viktima! Lakatari: Histerizmi vjen nga mungesa e edukimit seksual! Kele: Shqiptarët të pasigurt përballë teknologjisë

      Publikimi i videove intime hapi një debat në Report TV që shkoI përtej personazheve të përfshira, nga gjykimi publik ndaj grave dhe mungesa e edukimit seksual, te rreziku që sjell përdorimi i pasigurt i teknologjisë edhe brenda ambienteve private.

    • VIDEO

      Arresti i Hysenit, Bregu në Report TV: Ka kosto politike për qeverinë, opozita nuk 'përfiton' se i mungon besueshmëria

      Bregu në Report TV zbërthen ndikimin politik të arrestimit të Vlora Hysenit: Pse opozita nuk po përfiton nga skandalet e qeverisë

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Tetor 2026, Receta/ Ushtrohemi nga shtëpia / Histori suksesi nga Amerika

      Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungullor i traditës / Speca pufka me gjizë dhe vezë / Trahana me bukë misri.

      Të kujdesesh për trupin dhe shëndetin nuk ka moshë. Aktiviteti fizik i përditshëm është i rëndësishëm për çdo grua, jo vetëm për të ruajtur formën fizike, por edhe për të përmirësuar energjinë, lëvizshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Dhe për të ushtruar nuk është e nevojshme të keni një palestër në shtëpi apo pajisje të komplikuara. Instruktorja e fitnesit Linda Kalemi na tregon dhe demostron në “Rreze Dielli” disa ushtrime të thjeshta që zonjat mund t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë, duke përdorur mjete fare të thjeshta, si llastikë elastikë apo një shkop. Ushtrime për barkun, këmbët dhe krahët, të përshtatshme për t’u përfshirë në rutinën e përditshme, pavarësisht moshës.

      Në këtë intervistë në “Rreze Dielli”, i riu shqipar Jurgen Kola rrëfen rrugëtimin e tij nga fëmijëria në Shqipëri te studimet dhe karriera në SHBA, si e ktheu teknologjinë në profesion dhe më pas në sipërmarrje. Ai na tregon për Master Menu, një nga projektet e tij në teknologji, dhe për ZULU Cars, platformën që synon të sjellë një mënyrë të re të blerjes dhe shitjes së makinave në Shqipëri. Jurgen Kola është gjithashtu autor i librit “Building an AI Knowledge Assistant”, një libër për Inteligjencën Artificiale që ka marrë vëmendje dhe shitje në Amazon.

    • VIDEO

      ‘S’do ju varen më barku e krahët’, Linda Kalemi grave: Merrni shkop e llastik dhe bëni këtë ushtrim

      Të kujdesesh për trupin dhe shëndetin nuk ka moshë. Aktiviteti fizik i përditshëm është i rëndësishëm për çdo grua, jo vetëm për të ruajtur formën fizike, por edhe për të përmirësuar energjinë, lëvizshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Dhe për të ushtruar nuk është e nevojshme të keni një palestër në shtëpi apo pajisje të komplikuara. Instruktorja e fitnesit Linda Kalemi na tregon dhe demostron në “Rreze Dielli” disa ushtrime të thjeshta që zonjat mund t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë, duke përdorur mjete fare të thjeshta, si llastikë elastikë apo një shkop. Ushtrime për barkun, këmbët dhe krahët, të përshtatshme për t’u përfshirë në rutinën e përditshme, pavarësisht moshës.

    • VIDEO

      Shqiptari që shkroi libër për AI dhe ndërtoi biznes në Shqipëri | Historia e Jurgen Kolës

      Në këtë intervistë në “Rreze Dielli”, i riu shqipar Jurgen Kola rrëfen rrugëtimin e tij nga fëmijëria në Shqipëri te studimet dhe karriera në SHBA, si e ktheu teknologjinë në profesion dhe më pas në sipërmarrje. Ai na tregon për Master Menu, një nga projektet e tij në teknologji, dhe për ZULU Cars, platformën që synon të sjellë një mënyrë të re të blerjes dhe shitjes së makinave në Shqipëri. Jurgen Kola është gjithashtu autor i librit “Building an AI Knowledge Assistant”, një libër për Inteligjencën Artificiale që ka marrë vëmendje dhe shitje në Amazon.

    • VIDEO

      Trahana me bukë misri nga Mirela Andoni

      Trahana me bukë misri

      Përbërësit:

      • 4 lugë trahana
      • 2 gota me ujë
      • 2 lugë gjalpë
      • 2 lugë vaj ulliri
      • 50 g djathë
      • 1/2 bukë misri
      • Kripë

      Përgatitja:

      Në tenxhere kaurdisim trahananë me gjalpin, shtojmë ujë dhe kripë edhe e ziejmë plotësisht. Shtojmë bukën e thërmuar, një pjesë të djathit edhe e vendosim në pjatë. Sipër i shtojmë vaj ulliri dhe thërrime djathi.

    • VIDEO

      Speca pufka me gjizë dhe vezë nga zonja Mirela

      Speca pufka me gjizë dhe vezë

      Përbërësit:

      • 4 speca
      • 500 g gjizë
      • 4 vezë
      • Majdanoz
      • Kripë dhe piper
      • Vaj ulliri

      Përgatitja:

      Specat i pastrojmë nga bishti edhe i mbushim me gjizë jo deri lart, i vendosim të piqen në furrë për 10 minuta pastaj shtojmë vezën edhe i pjekim edhe 10 minuta sa te bëhet veza. I shërbejmë me majdanoz dhe vaj ulliri.

    • VIDEO

      Kungullor i Tropojës nga Mirela Andoni

      Kungullor i Tropojës

      Përbërësit:

      • 300 g miell
      • 150 ml ujë
      • Kripë
      • Niseshte për të hapur petët
      •  
      • Mbushja:
      • 500 g kungull dimri
      • 1 gotë qumësht
      • Kripë dhe piper
      • 50 g gjalpë

      Përgatitja:

      Kungullin e grijmë me rende edhe e skuqim me gjalpin, pastaj shtojmë qumështin, kripë dhe piper. E lëmë të ftohet edhe pastaj bëjmë mbushjen e petëve që i palosin edhe i bëjmë si shirit e i rrotullojmë në tavë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kungullori të marrë një ngjyrë të bukur.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 1 tetor 1998/ Majko ngec në start,Gjinushi bllokon qeverinë e re:Apostoli ministër ose ikim nga koalicioni

      Në shtypin e shkruar të 1 tetorit 1998-të fokusi kryesor ishte tek formimi i qeverisë së re të Pandeli Majkos. Nano dha dorëheqjen dhe Majko u dekretua kryeministër mirëpo qeveria e tij po ngecte që në start. Anëtarët e koalicionit po bllokonin krijimin e qeverisë së re. Skënder Gjunishi i PSD-së donte me patjetër Gaqo Apostolin ministër dhe kërcënonte me largim nga koalicioni. Në Gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “ Bllokohet qeveria e re” ndërsa Gazeta Shqiptare shkruante: “ Dhe Majko në krizë: Rrezikohet qeveria” ndërsa në ZP ishte një titull ironik : “Presim Apostolin”. 
       

    • VIDEO

      Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Avokati Karaj: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un! Muharremi: Vendoset theksi te prezumimi i pafajësisë

      Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë qenë mbrëmjen e sotme temë diskutimi në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv