Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri dhe portokall / Patëllxhanë të mbushur me perime dhe djathë / Trahana me vezë në furrë.
Verës i kemi mbyllur dyert, por pyetja e madhe mbetet e hapur: si e përballuan hotelet dhe restorantet shqiptare fluksin e pushuesve? U fol shumë për çmimet e larta, por më shumë akoma për cilësinë e shërbimit dhe standardet e higjienës, veçanërisht në jug, aty ku turizmi është karta jonë e fortë. A po humbim klientë për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së profesionalizmit? Sot kemi në studion e “Rreze Dielli” dy ekspertë të higjienës dhe shërbimit në resorte e hotele, Rigers Rusi dhe Florenc Rëmbeci, për të analizuar se ku kemi dështuar dhe çfarë duhet ndryshuar.





















