Fërgesë me kërpudha

7 Korrik, 11:42 | Përditesimi: 7 Korrik, 11:43

Pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Grijmë imët qepën, ndërsa hudhrën e shtypim. Në një tigan të thellë skuqim qepën me vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet e të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe më pas kërpudhat. I lëmë të gayuhen derisa të avullojnë ujin dhe të fillojnë të skuqen. Më pas shtojmë specin dhe panën, rregullojmë shijen me kripë e piper. E lëmë fërgesën të lidhet për 5 minuta dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzier derisa të shkrijë plotësisht. E lëmë 2 minuta të tjera në zjarr të ulët dhe e servirim të ngrohtë.

I.M/Shqiptarja.com