Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Korrik 2025 – Receta/ Sekreti i kombinimeve ushqimore/ Shqiptarët në Amerikë

2 Korrik, 17:24 | Përditesimi: 2 Korrik, 17:24

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bamje / Petulla me hirrë dhe kos / Supë me oriz dhe domate.

A e ke menduar ndonjëherë se jo gjithçka që hamë është problemi, por si e kombinojmë atë? Zbulojmë sekretet e artit të të ngrënit me zgjuarsi, ku çdo ushqim luan rolin e tij në balancën e tretjes, energjisë dhe mirëqenies sonë! Shumë prej shqetësimeve të përditshme si fryrja, lodhja pas ushqimit apo edhe dobësimi i imunitetit vijnë shpesh nga kombinime të gabuara ushqimore. Koha për të mësuar çfarë të hamë, dhe më e rëndësishmja, me çfarë ta hamë! Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka tregojmë rëndësinë e kombinimeve të duhura ushqimore; pse disa kombinime ndihmojnë tretjen dhe rrisin përthithjen e lëndëve ushqyese; gabimet më të zakonshme në tryezën tonë si përzierja e proteinave me karbohidrate të rënda, etj; sekretet që nuk i dinim për lidhjen mes ushqimit dhe imunitetit, si disa kombinime mund të mbështesin sistemin tonë mbrojtës ose përkundrazi, ta dobësojnë atë. Eksperti i mjekësisë holistike na tregon gjithashtu disa sugjerime praktike dhe kombinime ushqimore që mund t’i aplikojmë për një stil jetese sa më të shëndetshëm.

Në një kohë kur komunitetet shqiptare në SHBA janë bërë gjithnjë e më aktive, solidariteti dhe bashkëpunimi kanë kaluar përtej kufijve. Mentor Maksutaj drejtuesi i organizatës pamshqiptare VATRA në Boston, është një ndër zërat më të angazhuar që ka punuar për të bashkuar shqiptarët jo vetëm në Amerikë, por edhe për të mbështetur komunitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak dhe Luginën e Preshevës. Ai foli në studion e Rreze Dielli për sfidat, sukseset, bashkëpunimet dhe planet e ardhshme të komunitetit shqiptar në SHBA për të afruar brezin e ri që lindin dhe rriten në Amerikë.

MC/Shqiptarja.com