Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Maj 2025 – Receta/ Vetmia te të moshuarit, sfida e kohëve moderne

21 Maj, 15:49 | Përditesimi: 21 Maj, 15:49

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe mesdhetare / Tavë kremoze me perime dhe djathë / Sufle me proshutë dhe djathë.

Vetmia tek të moshuarit: Heshtja që nuk dëgjohet dhe sfida e kohëve moderne! Në një shoqëri që vrapon drejt së ardhmes, shpesh harrojmë ata që ndërtuan të kaluarën. Të moshuarit, që dikur ishin shtylla të familjes dhe komunitetit, sot përballen gjithnjë e më shumë me izolim, indiferencë dhe vetmi. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë rritet numri i të moshuarve që po jetojnë vetëm. Si ndikon kjo në shëndetin e tyre emocional dhe fizik? A po i braktisim prindërit tanë? Plakje me dinjitet apo me vetmi? Çfarë po bën shoqëria për t'u dhënë atyre një plakje ashtu siç e meritojnë? Kush i dëgjon të moshuarit sot? Në lidhje me këtë tematikë tepër të ndjeshme, flasim në studion e “Rreze Dielli” me një panel shumë interesant, sociologun Gëzim Tushi, aktivisten për të moshuarit Mira Pirdeni dhe Mimoza Kalaja, me profesion infermiere dhe njëkohësisht administratore e një azili në Tiranë.

MC/Shqiptarja.com