Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe oriz / Kungulleshka furre / Gjethe rrushi të skuqura.
Me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim për një nga problematikat më të shpeshta shëndetësore, aneminë. Cilat janë llojet më të zakonshme të anemisë që hasen sot? A është e vërtetë që anemia prek më shumë gratë, dhe pse ndodh kjo? A mund të kuptohet anemia pa bërë analizat, ka ndonjë shenjë që trupi jep? Një anemi e patrajtuar, çfarë pasojash sjell? Si ndikon stresi dhe gjendja emocionale në përkeqësimin e anemisë? Çfarë roli ka dieta ushqimore në parandalimin dhe trajtimin e anemisë? A është mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik një shkak i shpeshtë për anemi? Cili është roli i vitaminës C në përthithjen e hekurit? Po faktorë të tjerë pengues për përthithjen e tij? Cilat janë ushqimet më të pasura me hekur dhe si duhen konsumuar ato? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe disa receta natyrale për ata që vuajnë nga anemia.
Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Në studion e “Rreze Dielli” vajzat tregojnë si të përgatisim vajin e kastravecit për lëkurën dhe flokët si dhe realizojnë një krem hidtarues në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një freski rinore. Dy nga përbërësit kryesorë janë kastraveci dhe aloe vera, të pasura me minerale, enzima dhe kripëra. Një kombinim perfekt i disa produkteve që ne kemi në shtëpi sjellin rezultate fantastike në pak kohë si në lëkurën tonë ashtu dhe në shëndetin e flokëve!