Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllasare role me djathë / Gjellë tigani me qofte mishi në oriz / Kek me portokall.
“Vetmia dhe ndjesia e të qenit të padëshiruar janë varfëria më e tmerrshme”, kjo thënie nga Nënë Tereza thjesht ilustron atë që shumë mjekë shkencëtarë e konfirmuan më vonë: Vetmia të mbyt! Raportet e kohëve të fundit ngrenë shqetësimin se vetmia ka një efekt shkatërrimtar ndaj shëndetit. Në Shqipëri, vetmia është kthyer në një mbyllje të ashpër sociale dhe një varfëri të madhe shpirtërore, sidomos për të moshuarit. Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli”, Ankthi dhe Vetmia në moshën e tretë, Profesori i Psikologjisë së Zhvillimit Ilia Larti do të japë disa këshilla tepër të vlefshme.
Në rubrikën “Bëje vete” në Rreze Dielli si gjithmonë sjellim maska, këshilla të ndryshme praktike tepër natyrale për kujdesin vetjak për lëkurën e fytyrës, trupit dhe flokëve, por gjithashku dhe shumë truke pastrimi me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi. Sot Niki me Stelën do të ndalen në thinjat e flokëve, do të na tregojnë sekretin sesi të përgatisim një bojë flokësh natyrale, si të mbulojmë thinjat në flokët e errët pa qenë nevoja për të përdorur produkte me kimikate.