• VIDEO

    'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

    Eksperti i fushës së ligjshmërisë, Ilir Çepani thotë se reforma në drejtësi është e paralizuar. Sipas tij, SPAK ka nevojë që të riorganizohet dhe të ndahet nga BKH ose të ndiqet modeli gjerman dhe anglez. 

  • VIDEO

    'Fitova miliona me avolzhimet', historia e Terezes nga Rrësheni | NJË NGA NE

     

    Tereze Leka ka dalë në pension, por kërkesat e shumta të banorëve e kanë shtyrë ta vazhdojë ende punën si avolzhuese elektromotorësh. Ajo është e vetmja që ushtron këtë zanat, ndaj nuk mund të qëndrojë pushim kur të gjithë kanë nevojë për të. Ka mbaruar shkollën elektrike në Shkodër si elektroaute më pas ka bërë praktika dhe specializime që i kanë shërbyer në riparimet e elektromotorëve. Avolzhimi për të është sikur bën punë dore, por pa llogari elektrike nuk mund ta vendosësh pajisjen në punë.

  • VIDEO

    Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Demalia: Berisha shkaktari, SPAK ta nis punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë bërë vrasje

    ‘Vrasjet e Haklajve në Tropojë janë bërë me urdhër të Berishës’, kështu është shprehur analisti Ilir Demalia lidhur me vrasjet në Tropojë, ndërsa një kallëzim i dytë është bërë për Sali Berishën në SPAK nga familja Haklaj, të cilët e akuzojnë Berishën se ai ka dhënë urdhër për vrasjet. 

  • VIDEO

    Ngacmoi gruan e ve,biznesmeni gjendet i vrarë/Gruaja: Im bir është i pafajshëm,ai ishte...

    Ishte data 22 nentor 2015 kur uniformat blu te Fierit identifikuan trupin e pajete te gjetur ne një kazan mbeturinash…. Behej fjale per biznesmenin Novruz Likometaj.82-vjecari I saj kohe u gjete me plage ne trup, ku dyshohej se ishte goditur me mjete te mprehta. Fillimisht për këtë ngjarje u akuzua 50-vjecari Skënder Krasniqi, ku sot po vuan dënimin me 20 vite heqje lirie. Viktima dhe i akuzuari ishin fqinj dhe mendohet se motivi i vrasjes ka qenë ngacmimi që biznesmeni i kishte bërë nënës së autorit, Roza Krasniqit. I dyshuari ne vitin 2015 asnjehere se pranoi krimin para trupit gjykues dhe pas 8 muajve në burg, Skenderi u la i lirë për mungesë provash dhe fitoi dëmshpërblim për burgim të padrejtë ne ate kohe. Por kjo ngjarje u solle ne fokus nga prokuroria e Fierit më 25 maj te vitit 2020 duke dhene urdhër për riarrestimin Skender Krasniqit, pasi sipas organit te akuzës u gjetën prova të reja ku implikonin serisht babain e dy femijeve ne kete vrasje. 50-vjecari nga Fieri ka 5 vite pas hekurave… 5 vite pa qenë pranë 2 fëmijëve të tij… duke kerkuar pafajsi. Sot, nga qelia ku po vuan denimin drejtepersedrejti Skender Krasniqi do te bëjë një apel drejtesise shqiptare.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Mars 2025 – Receta/ Kungulli ‘ari i portokalltë’ në shëndet/ Muzika shqiptare në Paris

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrak i hapur me gjethe lakre /Paça e Ramazanit me kos dhe hudhër. I ftuar në këndin e gatimit shefi i kuzhinës së restorantit "Zemra e Patokut", Sidorel Ndoci, përgatiti Levrek të mbështjellë me aromë deti.

    Kungulli është pa dyshim një nga perimet më të dashura. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban pak kalori. Farat, gjethet dhe lëngjet e nxjerra prej tij janë shumë të mira për shëndetin. I pasur me vitamina dhe antioksidantë kungulli mund të quhet ‘ari i portokalltë’ për shëndetin dhe tryezën tonë. Specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka tregon në studion e “Rreze Dielli” të gjitha benefitet shëndetësore që marrim nga përdorimi i kungullit. Lulet dhe gjethet e kungullit janë burim vitaminash dhe mbrojtëse të sistemit imunitar, vaji i farave të kungullit, është një eliksir natyral për shumë probleme shëndetësore, ndërsa farat e kungullit mund të konsiderohen vërtetë ilaç për një sërë problematikash shëndetësore dhe mungesash vitaminash në organizëm.

    Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me dirigjentë Harlen Nikolli dhe Jean-François Ferran, së bashku me Formacionin Muzikor të Gardës Republikane franceze me dirigjent Frédéric Foulquier, performuan pak ditë më parë në një nga kishat më të vjetra franceze, Kishën Val De Grace. Nga Vivaldi në Bizet, një program eklektik nxorri në pah muzikën e dy vendeve tona përmes një përzgjedhjeje të larmishme veprash. Eventi ishte me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kitaristit francez Emmanuel Rossfelder, solist i njohur ndërkombëtar. Gjatë këtij aktiviteti kulturor u performua dhe një pjesë muzikore nga filmi "Lulëkuqet mbi mure", tinguj që ngjallën mjaft interes, por dhe emocion, të cilin vijnë t’a ndajnë direkt nga Parisi në studion e "Rreze Dielli" dy nga instrumentistët tanë violinistja Xhudi Dodaj dhe violinçelisti Remino Sula.

  • VIDEO

    Berisha e la në listë të hapur, Tabaku për Report Tv: Isha më e votuara në Primare, do mbledh vota! Garë me Metën? Secili ka elektoratin e tij

    Edhe pse ishte një ndër më të votuarat në procesin e primareve të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku mbeti në listën e hapur. Në një intervistë për Report Tv thotë se ka nisur fushatën dhe do të mbledhë vota për të siguruar një vend në Kuvend pas 12 majit, duke theksuar se në PD ka bërë beteja. 

  • VIDEO

    Të rinjtë dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në Lushnjë, sociologu për Report Tv: Një akt kriminal! Marrëdhëniet prind-fëmijë janë turbulluar

    Gëzim Tushi foli në Report Tv lidhur me ngjarjen para disa ditëve në Lushjnë ku dy të rinj dhunuan barbarisht një 43-vjeçar me aftësi të kufizuara në në të dëgjuar dhe në të folur. Sipas tij adoleshenca është hallka më e dobët e shoqërisë shqiptare

  • VIDEO

    Nga Shqipëria në Paris, ‘Lulëkuqe mbi mure’ bën jehonë në zemër të Francës

    Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me dirigjentë Harlen Nikolli dhe Jean-François Ferran, së bashku me Formacionin Muzikor të Gardës Republikane franceze me dirigjent Frédéric Foulquier, performuan pak ditë më parë në një nga kishat më të vjetra franceze, Kishën Val De Grace. Nga Vivaldi në Bizet, një program eklektik nxorri në pah muzikën e dy vendeve tona përmes një përzgjedhjeje të larmishme veprash. Eventi ishte me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kitaristit francez Emmanuel Rossfelder, solist i njohur ndërkombëtar. Gjatë këtij aktiviteti kulturor u performua dhe një pjesë muzikore nga filmi "Lulëkuqet mbi mure", tinguj që ngjallën mjaft interes, por dhe emocion, të cilin vijnë t’a ndajnë direkt nga Parisi në studion e "Rreze Dielli" dy nga instrumentistët tanë violinistja Xhudi Dodaj dhe violinçelisti Remino Sula.

  • VIDEO

    Kungulli, ‘bomba e portokalltë’ për shëndetin / Lufto sëmundjet me zero lek

    Kungulli është pa dyshim një nga perimet më të dashura. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban pak kalori. Farat, gjethet dhe lëngjet e nxjerra prej tij janë shumë të mira për shëndetin. I pasur me vitamina dhe antioksidantë kungulli mund të quhet ‘ari i portokalltë’ për shëndetin dhe tryezën tonë. Specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka tregon në studion e “Rreze Dielli” të gjitha benefitet shëndetësore që marrim nga përdorimi i kungullit. Lulet dhe gjethet e kungullit janë burim vitaminash dhe mbrojtëse të sistemit imunitar, vaji i farave të kungullit, është një eliksir natyral për shumë probleme shëndetësore, ndërsa farat e kungullit mund të konsiderohen vërtetë ilaç për një sërë problematikash shëndetësore dhe mungesash vitaminash në organizëm.

  • VIDEO

    Paça e Ramazanit me kos dhe hudhër nga zonja Albana

    Paça e Ramazanit me kos dhe hudhër

    Përbërësit:

    • 500 gr kokë qengji ose viçi
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë çaji piper i zi
    • 1 gjethe dafine (opsionale)
    • 1 filxhan çaji oriz ose miell

    Për salcën:

    • 2 të verdha veze
    • 500 gr kos
    • 2 thelpinj hudhër
    • Lëngu i 1 limoni
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Lajmë mirë kokën e qengjit, por mund të përdorim dhe mish kocke viçi. E vendosim  në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe shtojmë qepën e plotë, hudhrat, kripën, piperin dhe gjethen e dafinës. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 1.5–2 orë, derisa mishi të ndahet lehtë nga kocka dhe lëngu të bëhet i qartë. Nxjerrim mishin nga  lëngu dhe e presim në copa të vogla.  Kthejmë lëngun e zierjes në zjarr dhe shtojmë orizin ose miellin (të tretur më parë në pak ujë të ftohtë). E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa orizi të zbutet dhe supa të trashet. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me kosin dhe lëngun e limonit. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe e hedhim ngadalë mbi përzierjen me kos, duke e trazuar vazhdimisht që të mos priten vezët. Hedhim masën në tenxhere, duke e përzier lehtë që të lidhet mirë me supën. Nuk e lëme të ziejë më pas shtimit të kosit, vetëm sa të ngrohet mirë. Shtojmë dhe copat e mishit dhe në fund shtojmë hudhrën e shtypur për aromë dhe e lëmë të pushojë 5 minuta përpara se ta shërbejmë.

  • VIDEO

    Japrak i hapur me gjethe lakre nga zonja Albana

    Japrak i hapur me gjethe lakre

    Përbërësit:

    • 1 lakër mesatare
    • 300 gr mish i grirë
    • 1 filxhan çaji oriz
    • 1 qepë e madhe
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji nenexhik
    • 1 tufë majdanoz ose kopër
    • Lëngu i 1 limoni
    • Kripë dhe piper i zi sipas shijes

    Për salcën:

    • 2 vezë
    • 1 limon lëngu
    • Pak nga lëngu i gjellës

    Përgatitja:

    Ndajmë lakrën në fletë dhe e lëmë 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë, më pas e kullojmë, e lëmë të ftohet dhe e presim në shirita. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë orizin, kripën, piperin dhe nenexhikun. I përziejmë mirë për 2-3 minuta, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë majdanozin ose koprën e grirë. Në një tavë shtrojmë gjysmën e lakrës së prerë, vendosim mbi të përzierjen me mish dhe oriz, e hapim mirë dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të lakrës. Shtojmë ujë sa të mbulojë përbërjen dhe e vendosim gatimin në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta. Në minutat e fundit rrahim vezët me lëngun e një limoni dhe pak nga lëngu i gatimit. E shtojmë salcën në tavë dhe e lëmë në furrë për 5 minuta të tjera që salca të lidhet pak. Gatimin e shërbejmë të ngrohtë me pak piper të zi sipër dhe bukë të thekur.

  • VIDEO

    Levrek i mbështjellë me aromë deti nga Sidorel Ndoci, shef kuzhine 'Zemra e Patokut'

    Levrek i mbështjellë me aromë deti

    Përbërësit:

    • Levrek deti
    • Vongole
    • Karkaleca (sipas dëshirës)
    • Domate
    • Speca të gjelbër
    • Ullinj të zinj
    • Kaperi
    • Vaj hudhre
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi e kemi pastruar levrekun bëjmë një filetim të tij dhe e vendosim të hapur mbi një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Vendosim domate pomodorini, ullinj, speca të prera në rrathë, vongole, kaperi dhe karkaleca të pastruar. Bëjmë një spërkatje me pak vaj hudhre, vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e mbështjellim mirë me letrën e pjekjes. E fiksojmë me spango kuzhine dhe e vendosim tavën në furrë për disa minuta derisa peshku të piqet mirë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv