Sallatë e çobanit me kastravec dhe karrotë nga zonja Albana

18 Mars, 11:16

Sallatë e Çobanit me kastravec dhe karrotë

Përbërësit:

  • 2 kastravecë të freskët
  • 2 karrota mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gr kos i trashë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak kopër ose majdanoz për dekor

Përgatitja:

Qërojmë dhe grijmë karrotat në rende, ndërsa kastravecin e presim në kubikë të vegjël ose në feta të holla, sipas preferencës. Në një tas të madh bashkojmë kastravecin dhe karrotat. Shtypim hudhrën dhe e hedhim në një enë ku kemi vendosur kosin, shtojmë kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe e përziejmë mirë. Masën e kosit e shtojmë mbi perimet dhe e përziejmë lehtë derisa të kombinohen të gjitha shijet. Në fund e dekorojmë me pak kopër ose majdanoz sipër, shtojmë pak vaj ulliri të frestët dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 15-20 minuta para se t’a shërbejmë.