Patate furre të mbushura nga zonja Albana

18 Mars, 10:57

Patate furre të mbushura

Përbërësit:

  • 4 patate të mëdha
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 100 gr gjalpë
  • 200 gr sallam ose suxhuk
  • 100 gr misër të konservuar
  • 100 gr ullinj
  • 100 gr turshi (tranguj ose speca)
  • Keçap dhe majonezë sipas dëshirës
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Lajmë mirë patatet, i shpojmë me pirun dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të zbuten. Ndërkohë përgatitim mbushjen duke prerë në kubikë të gjithë përbërësit. Pasi patatet të jenë zbutur i nxjerrim nga furra dhe i presim në mes (pa i ndarë plotësisht). Me një lugë, lirojmë pak pjesën e brendshme dhe shtojmë pak gjalpë, kripë, piper dhe djathë kaçkavall të grirë. Bëjmë një përzierje të mirë brenda patates derisa masa e brendshme të shkrijë dhe të bëhet si pure. Sipër kësaj mase shtojmë sallamin, misrin, ullinjtë, turshitë. Në fund, nëse kemi dëshirë bëjmë një spërkatje të lehtë me keçap dhe majonezë.