• VIDEO

    Gjellë tigani në 5 minuta me llukanik dhe speca / Shije speciale nga zonja Mirela

    Llukanik me speca

    Përbërësit:

    • Llukanik Tona
    • 4 speca
    • 2 qepë
    • 500 g domate
    • 1 thelp hudhër
    • Verë ose uthull me pekmez
    • Vaj
    • Kripë
    • Piper

    Përgatitja:

    Fillimisht në tavë vendosni qepën e prerë hollë me kripë dhe vaj, e pjekim disa minuta derisa të marri ngjyrë. Shtojmë llukanikun në copa, specat edhe domatet e prera përgjysmë. Shtojmë verën ose në mungesë shtojmë uthull me pekmez. Në furrë 10 minuta të mbuluar me letër furre edhe më pas 10 minuta pa letër derisa të marri ngjyrë.

  • VIDEO

    Vezë me kos dhe nenexhik nga zonja Mirela

    Vezë me kos

    Përbërësit:

    • 250 g kos i trashë
    • 2 vezë
    • 2 lugë gjalpë
    • 1 lugë spec i kuq pluhur
    • 1 spec djegës
    • 50 g djathë
    • Nenexhik
    • Hudhër

    Përgatitja:

    Kosin e përziejmë me hudhër dhe nenexhik, vezët i skuqim me një lugë gjalpë dhe i vendosim mbi kos. Në tigan skuqim gjalpin e mbetur edhe e aromatizojmë me spec të kuq pluhur, spec djegës dhe nenexhik më pas e shtojmë mbi vezë së bashku me thërrimet e djathit.

  • VIDEO

    Hasude tradicionale nga zonja Mirela sipas recetës së vjetër të gjysheve

    Hasude

    Përbërësit:

    • 3 gota ujë
    • 1 gotë sheqer
    • 1 gotë niseshte
    • 3/4 e gotës me gjalpë
    • Arra sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Në tenxhere karamelizoni sheqerin derisa të marri ngjyrë, shtoni 2 gotat e ujit edhe gjalpin. Shtoni niseshtenë e tretur në ujë edhe filloni trazoni me shumë durim derisa të piqet ose e vendosni në tavë edhe e piqni në furrë pasi i keni shtuar arrat.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 16 shtator 1998/ Prokuroria kërkon arrestimin e Berishës si organizator i grushtit të shtetit,4 të vdekur e 50 të plagosur

    14 shtatori i 1998-tës dhe tentativa për grusht shteti nga opozita e kohës është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e post komunizmit në Shqipëri. Pas vrasjes së Azem Hajdarit nisi një kryengritje e armatosur pasojat e së cilës ishin të rënda. U sulmua kryeministria dhe një bilanc i parë fliste për 4 të vdekur e 50 të plagosur. Kryeministri i kohës Fatos Nano do të vepronte me dorë të hekurt dhe do të akuzonte si organizator liderin e PD-së Sali Berisha. Arrestimin e Berishës dhe 5 deputetëve të PD-së e kërkoi edhe Prokuroria. Detajet e kësaj ngjarje dhe ajo se çfarë kishte ndodhur gjatë tri ditëve me radhë në kryeqytet pasqyroheshin gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 16 shtator 1998. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “Arrest për Berishën ,Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit”. Ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte: “Orët e grushtit të shtetit”. Edhe në RD dhe ZP botimet e partive politike kjo ngjarje zinte të gjitha zhvillimet. E faqes së pare.
     

  • VIDEO

    Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Avokati: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses

    Avokati Alban Duraj tha se ekzitonin të gjitha kriteret që Gjykata e Lartë të vendoste sot për ndryshim të masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndërsa avokati Karanxha tha se problemi me vendimet e Gjykatës së Lartë, është se ato merren në Dhomë Këshillimi, një praktikë që sipas tij duhet të ndryshojë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Shtator 2026, Receta/ Pesonazhi atipik Tan Gjyla dhe Klevis Hysko

      Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Levrek me kumbulla dhe qepë të kuqe / Turshi me kumbulla / Pesto me rukola dhe arra.

      Në TikTok ka personazhe që bëhen viralë për një video dhe ka nga ata që duket sikur çdo ditë kanë një episod të ri! Një prej tyre është padyshim Tan Gjyla nga Lushnja. E keni parë duke ngrënë gjëra nga më të pazakontat, duke provuar grerëza, duke folur për mishin e kalit e duke bërë video nga më të paimagjinueshmet e shpesh herë edhe të kritikuara dhe debatuara. Por Tan Gjyla del edhe atje ku kurrë nuk do ta kishit menduar, shfaqet sërish në skenë, sërish në video dhe sërish arrin të bëjë njerëzit të flasin. Madje, së fundmi, ai ka bërë edhe një tjetër hap nga TikToku në muzikë! Tan Gjyla është bërë pjesë e klipit “Mos i bjer fatit me gur”, të interpretuar nga këngëtari Klevis Hysko. Tan Gjyla duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm në TikTok! Nga Lushnja në rrjetet sociale dhe në klipet muzikore, dhe pyetja është: Çfarë do të sjellë episodi i radhës, sepse me Tan Gjylën, duket se ka surpriza!

    • VIDEO

      Shokoi rrjetin kur u ngjit në skenë / Klevis Hysko bën këngë me Tan Gjylën

      Nga videot e pazakonta në TikTok, ku sfidon kufijtë duke ngrënë edhe grerëza e mish kali, te një aventurë krejt tjetër në botën e muzikës. Tan Gjyla, fenomeni i rrjeteve sociale, shfaqet këtë herë në një videoklip të pazakontë krah këngëtarit Klevis Hysko. “Mos i bjer fatit me gurë” është projekti që i bashkon në një histori me humor, surpriza dhe personazhe që nuk i sheh çdo ditë në një videoklip. Por si lindi kjo ide dhe çfarë e shtyu Tan Gjylën të kalonte nga sfidat virale në ekranin muzikor? Të ftuar bashkë me këngëtarin e njohur Klevis Hysko, ndajnë në "Rreze Dielli" prapaskenat më pikante nga bashkëpunimi i tyre.

    • VIDEO

      Shokon Tan Gjyla: Kam 36 fëmijë, i kam bërë që në zbor / Atipiku zbulon pengun e jetës

      Në TikTok ka personazhe që bëhen viralë për një video dhe ka nga ata që duket sikur çdo ditë kanë një episod të ri! Një prej tyre është padyshim Tan Gjyla nga Lushnja. E keni parë duke ngrënë gjëra nga më të pazakontat, duke provuar grerëza, duke folur për mishin e kalit e duke bërë video nga më të paimagjinueshmet e shpesh herë edhe të kritikuara dhe debatuara. Por Tan Gjyla del edhe atje ku kurrë nuk do ta kishit menduar, shfaqet sërish në skenë, sërish në video dhe sërish arrin të bëjë njerëzit të flasin. Madje, së fundmi, ai ka bërë edhe një tjetër hap nga TikToku në muzikë! Tan Gjyla është bërë pjesë e klipit “Mos i bjer fatit me gur”, të interpretuar nga këngëtari Klevis Hysko. Tan Gjyla duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm në TikTok! Nga Lushnja në rrjetet sociale dhe në klipet muzikore, dhe pyetja është: Çfarë do të sjellë episodi i radhës, sepse me Tan Gjylën, duket se ka surpriza!

    • VIDEO

      Tavë peshku për 5 minuta me qepë e kumbulla nga zonja Mirela

      Levrek me kumbulla dhe qepë të kuqe

      Përbërësit:

      • 4-5 qepë të kuqe mesatare
      • 500 g kumbulla gjatoshe
      • 1 lugë sheqer
      • Kripë, piper
      • Spec djegës
      • 1 gotë verë e bardhë
      • 1 lugë e vogël salcë domate
      • 2 levrek të mëdhenj
      • Vaj ulliri
      • Majdanoz

      Përgatitja:

      Kaurdisni qepët me kripë në vaj ulliri derisa të zbuten, shtoni specin djegës, kumbullat e ndara në mes e të pastruara nga farat, piperin e zi, verën dhe pak salcë. E shtroni masën në tavë. Vendosni sipër peshkun të marinuar me kripë dhe vaj ulliri. Në furrë me 250 ° për 30’ minuta. E shijoni me majdanoz të grirë imët.

    • VIDEO

      Pesto me rukola dhe arra nga zonja Mirela

      Pesto me rukola dhe arra

      Përbërësit:

      • 200 g rukola
      • 100 g arra
      • 100 g djathë kaçkavall
      • 1 thelpi hudhër
      • Lëngu dhe lëkura e 1/2 limoni
      • 50 ml vaj ulliri

      Përgatitja:

      I vendosim të gjitha në blender edhe i bluajmë derisa të bëhet si krem. E shërbeni mbi brusketa ose me makarona, petka etj.

    • VIDEO

      Turshi me kumbulla nga zonja Mirela / Provojini dhe rezultati do ju befasojë!

      Turshi me kumbulla

      Përbërësit:

      • 1 kg kumbulla pa fara
      • 1/2 tufë majdanoz
      • 1/2 tufë mente
      • 1 thelp hudhër

      Shëllira:

      • 4–5 kokrra piper të zi
      • 1 gjethe dafine
      • 4–5 thelpinj hudhre
      • 1 lugë gjelle kripë
      • 1 lugë çaji sheqer
      • një filxhan kafeje me uthull
      • Ujë i zier edhe i ftohur pak për të mbushur kavanozin

      Përgatitja:

      Kumbullat i pastrojmë nga farat duke mos i ndarë në gjysmë të krijohet si xhep. Grijmë majdanozin, nenexhikun dhe hudhrat, i përziejmë mirë dhe mbushim kumbullat. I vendosim në enën e qelqit, ujin e ziejmë shtojmë dafinën, piperin, sheqerin, kripën dhe uthullën. E shtojmë te kumbullat edhe e mbyllim me kapak. E hapim pas 3-4 ditësh dhe i shijojmë me mishra ose peshk.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 15 shtator 1994/ Vendi në emergjencë shëndetësore nga kolera, mbi 300 qytetarë të shtruar dhe 7 të vdekur

      Më 15 shtator të vitit 1994 në shtypin e shkruar zhvillimet kryesore kishin të bënin me një emergjencë shëndetësore që kishte shpërthyer në vend për shkak të kolerës. Vatrat me qytetarë të prekur shtoheshin dhe kishte më shumë se 300 të shtruar e 7 të vdekur. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Kolera,një tjetër vatër” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “Shtohet numri i të prekurve nga kolera”

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv