• VIDEO

    Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit

    Mirela Cami, drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut tha se dita e parë e shkollës është një moment emocionues jo vetëm për nxënësit, por edhe për vetë institucionin.

  • VIDEO

    Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta

    Nisja e vitit të ri shkollor ka rëndoi trafikun në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Radhë të gjata u  krijuan në Unazën e Madhe dhe në hyrjet e kryeqytetit. Gerhard Baka, specialist i trafikut urban i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ se e prisnin që të kishte një fluks të automjeteve.

  • VIDEO

    Ju bien flokët me grushta? Ja ç'të bësh menjëherë / Ylli Merja JEP recetën

    Jemi në stinën e vjeshtës, një periudhë e vitit që sjell jo vetëm ndryshime në natyrë, por edhe ndryshime në organizmin tonë. Një prej shqetësimeve që shumë njerëz vënë re pikërisht në këtë periudhë është rënia e flokëve. Por pse ndodh kjo? Cilët janë shkaktarët dhe kur duhet të shqetësohemi? Sot në "Bima dhe Shëndeti" do të flasim për rënien e flokëve dhe mënyrat natyrale për t’i forcuar ata, duke u ndalur te trajtimet bimore që mund të ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokut. Dhe kur flasim për bimët mjekësore dhe përdorimet e tyre, nuk mund të mungojë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të përgatisë një përzierje bimore për forcimin e rrënjës së flokut. Por nuk do të ndalemi vetëm te rënia e flokëve. Do të zbulojmë edhe përdorimet e lëvozhgave të arrave për shëndetin e flokëve dhe mënyrën se si ato mund të përdoren për të ndihmuar në mbulimin e thinjave. Ylli Merja do të na tregojë gjithashtu si përgatitet një formulë bimore për mbulimin e thinjave, për t’i mbajtur flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm.

  • VIDEO

    ‘Mos bëni dashuri para televizorëve LG’, eksperti tregon arsyen

    Deklarata virale e inxhinierit elektronik Azmer Duleviç, ka tërhequr vëmendjen këto ditë te rreziqet e privatësisë nga televizorët inteligjentë LG. Sipas ekspertit, bazohet në një investigim ndërkombëtar mbi mbledhjen e të dhënave dhe audios nga pajisjet në gjendje "standby". Ky hulumtim ka ngritur shqetësime globale rreth mënyrës se si sistemet operative të këtyre pajisjeve regjistrojnë zëra dhe skanojnë rrjetet shtëpiake, duke nxitur thirrje për masa mbrojtëse të privatësisë. I ftuar në "Rreze Dielli" Duleviç sqaron më shumë mbi deklaratën "Mos bëni dashuri para televizorëve LG, se ju përgjojnë!" - Si qendron e vërteta?

  • VIDEO

    ‘E premtja dita më e vështirë e javës’, ALARM për këto shenja! Ja ç’do të ndodhë

    Panorama javore astrologjike për 12 shenjat e zodiakut sjell një javë dinamike, me lëvizje, ndryshime dhe ndikime planetare që mund të ndihen fort në fusha të rëndësishme të jetës, si dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet tona. Cilat janë shenjat që do të kenë mbështetjen e yjeve dhe më shumë mundësi për të realizuar planet dhe synimet e tyre? Cilave do t’u hapen dyer të reja, ndërsa cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes, të shmangin vendimet e nxituara dhe të jenë të vëmendshme ndaj sfidave që mund të sjellë kjo periudhë? Në “Rreze Dielli”, astrologia Denisa Shyle ndalet në parashikimin e detajuar për secilën prej 12 shenjave të zodiakut, duke zbuluar se çfarë pritet të sjellë kjo javë në dashuri, karrierë, financa dhe marrëdhënie.

  • VIDEO

    Fasule behari nga zonja Mirela

    Fasule behari

    Përbërësit:

    • 500 g fasule
    • 1 qepë
    • 1 spec jeshil
    • 1 domate
    • Nenexhik
    • Kripë dhe piper
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fasulet i ziejmë derisa të zbuten. Në tigan skuqim qepën derisa të zbutet, shtojmë specin dhe më pas domaten e grirë. Shtojmë fasulet dhe lëngun, një pjesë e bluajmë për të trashur lëngun, në fund shtojmë nenexhikun e freskët dhe vajin e ullirit.

  • VIDEO

    Tost francez në tavë nga zonja Mirela

    Tost francez në tavë

    Përbërësit:

    • 10 feta buke të vogla
    • 4 vezë
    • 400 ml qumësht
    • 1 vanilje
    • 1 lugë e vogël kanellë
    • 4 lugë sheqer
    • Boronica, mjedra dhe manaferra nga ngrirja
    • Gjalpë 50 g dhe pak sheqer për sipër

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin pak kripë, vanilje, kanellë dhe qumështin. Zhysim fetat e bukês për disa çaste duke i kthyer disa herë dhe i rreshtojmë te tava e lyer me gjalpë, shtojmë frutat e pyllit dhe qumështin që mbeti në tas. Pak gjalpë dhe sheqer sipër sa të karamelizohen, në furrë për 20 minuta me 180 gradë.

  • VIDEO

    Sallatë me fasule dhe ton nga zonja Mirela

    Sallatë me fasule dhe ton

    Përbërësit:

    • 200 g fasule të ziera
    • 2 kuti ton të vogla ose 1 e madhe
    • 100 g rukola
    • 50 g domate të thata ose të freskëta
    • 50 g ullinj
    • 1 qepë e kuqe e vogël
    • Kripë dhe piper
    • Erëza të freskëta sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Fasulet e ziera i bashkojmë në tas me tonin e copëtuar, qepën e kuqe të grirë imët, domatet, ullinjtë, rukolën dhe e marinojmë me kripë, piper, majdanoz dhe vaj ulliri. Shtojmë sipas dëshirës erëza të freskëta si nenexhik ose borzilok.

  • VIDEO

    E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe Ju” 14 shtator/ “Berishën do e arrestonin në SHBA” replika në studio

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat për “Vrasjen e Shekullit” 28 vite më parë/ Vritet Hajdari vdes edhe truproja, Berisha akuzon: Krimin e urdhëroi Nano

    E cilësuar si “Vrasja e Shekullit” ekzekutimi i deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998-të ishte një nga ngjarjet më të rënda në Shqipërinë post komuniste. Vrasja u rregjistrua të shtunën e 12 shtatorit pas orës 21:00 në afërsi të selisë së PD. Vrasja e liderit të lëvizjes studentore të dhjetorit u pasua me revoltë dhe ngritje të qytetarëve dhe pasoi me grushtin e shtetit më 14 shtator. Në shtypin e shkruar kjo ngjarje pasqyrohej në këtë mënyrë. Gazeta Shqiptare shkruante : Vritet Hajdari,vdes edhe truproja”. Po në këtë të përditshme pasqyrohej edhe reagimi i liderit demokrat Berisha që akuzonte kryeministrin Nano.
     

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K'| Arratisja që përfundoi në prangat e UDB-së

    Historia e rrallë e arratisjes së Hevzi Kqikut nga Kosova për në Shqipëri në vitin 1984. Ndërsa i largohej represionit serb, Hevziu, pa e ditur, mbërrin në Shqipërinë e diktaturës, ku për muaj me radhë hetohet prej Sigurimit të Shtetit, derisa në fund e kthejnë dhe e dorëzojnë në duart e UDB-së në Prizren. Çfarë tregon ai për këtë përvojë të pazakontë dhe zhgënjimin që pësoi pas ardhjes në Shqipëri?

  • VIDEO

    Realiteti i trishtë në Shkodër! Këpucari: S'kanë lekë, i riparojnë këpucët 3-4 herë |Një nga ne

    Për shkodranët, riparimi i këpucëve është alternativa e vetme kur të ardhurat janë të pakta. Dritan Ceni nuk e zgjodhi rastësisht këtë zanat, por e trashëgoi nga i ati. Është këpucari më i ri që ka Shkodra.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv