-
VIDEO
Gjellë me mashurka dhe patate plot shije nga zonja Mirela
Mashurka me patate
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 domate
- 500 g mashurka
- 3 patate mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në tenxhere skuqim qepën derisa të zbutet, shtojmë domatet dhe hudhrat. Sapo domatet të zbuten shtojmë mashurkat dhe patatet e prera në copa. Shtojmë ujë sa të mbulohen perimet edhe i ziejmë me temperature mesatare sa të zbuten dhe gjella të mbetet me pak lëng.
-
VIDEO
Puding në gotë me reçel boronice nga zonja Mirela
Puding në gotë me reçel boronice
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 100 g sheqer
- 100 g niseshte
- 1 paketë vanilje
- Reçel boronice, sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tenxhere shtojmë qumështin, sheqerin, niseshtenë dhe vaniljen. E përziejmë mirë dhe e vendosim të ziejë gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet. E hedhim në gota edhe sipër i shtojmë reçel ose biskota të thërmuara.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 18 shtator 1998/ PD kërcënon Nanon pas kërkesës për arrestimin e Berishës për grushtin e shtetit: Mos guxo ta prekësh
Zhvillimet në ditët pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998-të ishin të shumta, të vrullshme dhe me tone kërcënuese. Prokuroria kishte bërë kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pasi e akuzonte liderin e opozitës si organizator të kryengritjes së armatosur. Në momentin kur komisioni i mandateve e kishte miratuar këtë kërkesë dhe pritej shqyrtimi në Kuvend PD kërcënonte kryeministrin e kohës. Në numrin e datës 18 shtator 1998-të zhvillimi kryesor në RD gazetën botim të Partisë Demokratike ishte ky: “Nano,mos guxo të prekësh Berishën”. Ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “Sot votohet fati i Berishës”.
-
VIDEO
Patëllxhanë me domate dhe borzilok, vetëm 5 minuta për një DREKË speciale
Patëllxhanë me domate
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 1 thelp hudhër
- 2 domate të mëdha
- Borzilok
- Djathë mozarela
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim në feta, i marinojmë në kripë edhe i vendosim në tavë të piqen derisa të marrim ngjyrë. Në tigan shtojmë vaj ulliri, hudhrën e grimcuar, borzilok, domatet e grira edhe e ziejmë derisa domatet të treten. Shtojmë patëllxhanët e pjekur, i përziejmë mirë që të vishen nga salca, shtojmé sipër pak thërrime djathi mozarella që të shkrijnë nga nxehtësia edhe e shërbejmë me gjethe borziloku.
-
VIDEO
Patëllxhanë me vaj, uthull, djathë dhe arra nga zonja Mirela
Sallatë me patëllxhanë dhe arra
Përbërësit
- 4 patëllxhanë
- 1 thelp hudhër
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
- Uthull molle
- Majdanoz
- Arra të pjekura
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim në feta, i marinojmë me kripë edhe i vendosim në tavë të piqen derisa të marrim ngjyrë. Në tas i përziejmë me hudhrën e grimcuar, uthullën, majdanozin, arrat, kripë, piper dhe vaj ulliri.
-
VIDEO
Qullash, kulaçi me djathë i Lukovës që shkrihet në gojë / Shije nga zonja Mirela
Qullash
Përbërësit
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë shëllirë djathi
- 2-3 gota miell
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 1 lugë e vogël me sodë
- 200 g djathë dhie
- Rigon ose nenexhik sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tas rrahim vezët me kosin, shëllirën, vajin e ullirit dhe më pas shtojmë sodën e bukës dhe miellin. Brumin e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri, shtojmë djathin e thërmuar dhe përsëri vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur për 30 minuta me 200 °.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 17 shtator 1998/ Sërish rrezik për kaos,Nano shpëton Berishën nga burgu për grushtin e shtetit: Jo arrestimit tani
Grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998-të vijonte të ishte në fokusin kryesor të mediave dhe faktorit ndërkombëtar. Ambasadorët e akredituar në vendin tonë paralajmëronin se rreziku për kaos ishte i pranishëm pasi demokratët do të mblidheshin sërish në shesh. Në anën tjetër ishte diskutimi për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD që akuzohehsin si organizatorët e kryengritjes së armatosur.Në shtypin e shkruar të datës 17 shtator Gazeta Shqiptare shkruan se : “Nano shpëton Berishën nga burgu”. Këtu i referohet burimeve nga një takim mes socialistëve ku kryeministri Nano u ka thënë se nuk mund ta bëjnë diçka të tillë tani ku mes socialistëve diskutohej heqja e mandatit. Kryeartikulli i Koha Jonë ishte ky: “Meidani: Nuk i takoj puçistët”. Akuzat ë ashpra për kundërshtarët pasqyroheshin në botimet politike RD dhe ZP pas grushtit të shtetit.
-
VIDEO
Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, ish-ambasadori Bimo: Vendimi i Hagës me ngarkesa të mëdha politike, nuk ka marrë parasysh dëshmitë e emisarëve amerikanë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, është shprehur në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, se vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, është një vendim me ngarkesa të mëdha politike.
-
VIDEO
Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, Hajdari: Çështja nisi me një përrallë për transplant organesh, provat në Hagë të servirura nga agjencitë serbe
Duke e cilësuar qesharak vendimin e marrë sot në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Gjykata Speciale është furnizuar me prova nga agjencitë speciale të Serbisë.
-
VIDEO
Haga dënoi me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK, ish-deputeti: Në gjyqin ndaj Thaçit kishte 250 dëshmitarë me akuza qesharake! Bilali: Dënime të tilla nuk janë vendosur as ndaj gjeneralëve serbë
Ish-diplomati Lutfi Bilali dhe ish-deputeti Azgan Haklaj e cilësuan të padrejtë vendimin e Hagës për dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar si qesharake akuzat e ngritura ndaj tyre.
-
VIDEO
Haga dënoi me 81 vite burg Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin, veterani i UÇK për Report Tv: S’kemi për t’ja falur Europës, duhet të burgoseshin kriminelët serbë, jo ne!
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, u bëri thirrje shqiptarëve që të shkaktojnë trazira në të gjithë Ballkanin, derisa 4-ish krerët e UÇK-së të lirohen.
-
VIDEO
Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçi, njësoj si gjenerali kroat Ante Godovina
Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ foli rreth vendimit të Gjyjkatës Speciale të Hagës për 4-ish krerët e UÇK