-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe Ju”,21 shtator/ Komunistë dhe spiunë, ndizet debati mes telefonuesve
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 21 shtator 1997/ Protesta në Tropojë pas plagosjes së Azemit në Kuvend, krisma në ajër dhe frikë tek njerëzit
Plagosja e Azem Hajdarit brenda në Kuvend nga Gafur Mazreku deputet i PS pasoi me protesta dhe kundërshti në Tiranë e jo vetëm. Në qytetin e origjinës së Hajdarit në Tropojë protestohej dhe kishte përplasje me policinë. Në shtypin e shkruar të datës 21 shtator 1997-të pasqyroheshin të gjitha këto zhvillime ndërsa përplasja politike po kapte kulmin. Gazeta Shqiptare në numrin e së dielës 21 shtator shkruan : “Azemi ndez Tropojën” ndërsa në Koha Jonë titulli për këtë ngjarje ishte ky: “ Familja Mazreku: Paqe me Hajdarin
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 19 shtator 1997/ Shokohet Parlamenti, pasi pinë kafe bashkë deputeti i PS Mazreku qëllon me armë Azem Hajdarin
Më 19 shtator 1997-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Parlamentin e Shqipërisë. Brenda ambienteve të Kuvendit deputeti i PS-së Gafur Mazreku kishte plagosur me armë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes së dhjetorit. Ditë më parë dy ligjvënësit ishin zënë me grushte në foltore ndërsa pak para se të ndodhte ngjarja kishin pirë dhe kafe së bashku. Gazeta Shqiptare shkruan : “Gjak në Parlament: Plumba Hajdarit” në Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “Hajdari jep grushta e merr plumba” ndërsa i ashpër ishte reagimi i PD që pasqyrohej në gazetën Rilindja Demokratike: “PS mbyt në gjak opozitën”.Socialistët e dënuan ashpër ngjarjen dhe e përjashtuan Mazrekun.
-
VIDEO
14 shtatori ’98/ Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Sherrin e mbolli Sali komunisti! Berisha përdori vdekjen e Azem Hajdarit për luftë politike kriminale, në varrim morën pjesë vetëm 99 vetë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Havari tha se Berisha nuk e donte Azem Hajdarin kur ishte gjallë, pasi sipas tij, e shihte si konkurrent të fortë brenda Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Përplasja për pagat, Ngjela: Magjistratët mund t’i rrisin, por nuk i marrin dot! Fondet dalin nga buxheti, për to vendos Kuvendi
Spartak Ngjela thotë se magjistratët nuk mund të përcaktojnë vetë pagën që do të marrin. Sipas tij, edhe nëse drejtësia kërkon një nivel tjetër page, paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe për këtë arsye vendimi duhet të kalojë përmes Parlamentit.
-
VIDEO
PS miratoi formulën për pagat e magjistratëve/ Muçi: Presion i kryeministrit Rama mbi Drejtësinë! Basha: Gjyqtarët e prokurorët paguhen më shumë se çdo funksionar publik
Formulën e re të miratuar nga PS në Kuvend për pagat e magjistratëve, deputeti Redi Muçi e shikon si një formë presioni e kryeministrit Rama mbi Drejtësinë. Ndërkohë që për analistin Faik Basha, presion do të kishte qenë nëse pagat e magjistratëve do të ishin 900 euro dhe do të frenohej rritja e tyre, në raport me rritjen e përgjithshme të pagave.
-
VIDEO
Dënimi i Thaçit, Ralf Gjoni rrëfen prapaskenat e krijimit të Speciales: Po ta dinte se do përfundonte në burg, nuk do ta votonte kurrë! Tirana dhe Prishtina u treguan naivë!
I ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV, Ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme tha se Serbia dhe Rusia punuan për vite për qëllimin e vetëm: futjen e krerëve të UÇK-së në burg
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Shtator 2026, Receta/ Trendet e nuseve & Histori dasmash
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qumësht dhe vezë / Mashurka me patate / Puding në gotë me recel boronice.
Në "Rreze Dielli", Linda dhe Mira Rusi rrëfejnë historinë e një familjeje të veçantë artistësh, lidhjen mes gjashtë motrave dhe vëllait fotograf, si dhe dëshirën e babait të tyre që u përmbush nga vajzat. Ato ndajnë kujtime nga 25 vite punë së bashku në atelie-parukeri, tregojnë rrugëtimin e motrës së vogël, këngëtares Silvana Rusi, drejt skenës shqiptare dhe sjellin emocione nga historitë e nuseve që kanë shoqëruar ndër vite drejt kurorëzimit.
Sezoni i nuseve është në kulmin e tij dhe bashkë me të vijnë edhe tendencat më të reja për pamjen e ditës së madhe. Linda dhe Mira Rusi, make up artiste, flasin për trendet e grimit dhe fustaneve të nusërisë këtë sezon, nga eleganca natyrale te detajet që i japin çdo nuseje një pamje unike dhe të paharrueshme.
-
VIDEO
‘Ky trend është i adhurueshëm’, ekspertja: Ja si ka ndryshuar grimi i dasmave
Sezoni i nuseve është në kulmin e tij dhe bashkë me të vijnë edhe tendencat më të reja për pamjen e ditës së madhe. Linda dhe Mira Rusi, make up artiste, flasin për trendet e grimit dhe fustaneve të nusërisë këtë sezon, nga eleganca natyrale te detajet që i japin çdo nuseje një pamje unike dhe të paharrueshme.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe Ju”,18 shtator/ Ja e vërteta e dyfishimit të bonusit mujor në 2027-tën
-
VIDEO
‘Dhëndri e la ditën e dasmës’, nusja shokon me… / Histori të papara dasmash
Në "Rreze Dielli", Linda dhe Mira Rusi rrëfejnë historinë e një familjeje të veçantë artistësh, lidhjen mes gjashtë motrave dhe vëllait fotograf, si dhe dëshirën e babait të tyre që u përmbush nga vajzat. Ato ndajnë kujtime nga 25 vite punë së bashku në atelie-parukeri, tregojnë rrugëtimin e motrës së vogël, këngëtares Silvana Rusi, drejt skenës shqiptare dhe sjellin emocione nga historitë e nuseve që kanë shoqëruar ndër vite drejt kurorëzimit.
-
VIDEO
Byrek dembel në 5 minuta nga zonja Mirela
Byrek dembel
Përbërësit:
- 1 pako peta të gatshme
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë ujë i gazuar
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 100 g djathë
Përgatitja:
Petat e gatshme ashtu si janë tub i presim në feta 1 cm, i hapim me duar edhe i shpupurisim. Lyejmë tavën me vaj ulliri, shtrojmë gjysmën e petave. Në tas rrahim vezët me qumështin, ujin e gazuar dhe kripën. Lagim petat me gjysnën e masës së lëngshme dhe sipër i thërmojmë djathin. Shtrojmë petat e mbetura edhe qumështin. E lyejmë me vaj, e pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 30 minuta sa të marri ngjyrë.