-
VIDEO
Pse u mbyll dosja “14 shtatori”? Padia e Beqirit: Kam provat, por SPAK nuk e filloi procedimin
-
VIDEO
Spahiu: Vrasja politike e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit lidhen me armatimin për çlirimin e Kosovës
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se vrasja e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit lidhen me armatimin për çlirimin e Kosovës, të dërguar nga Shqipëria.
-
VIDEO
Grushti i shtetit i 14 shtatorit/ Kthupi: Vrasja e Hajdarit pretekst, një tjetër shkëndijë do të gjendej! Kishte vullnet politik për të mos e hetuar
Rezart Kthupi thotë se për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 mungoi qëllimisht vullneti politik për një hetim të plotë, pasi sipas tij asnjë prej aktorëve politikë nuk kishte interes që e vërteta të zbardhej. Në Repolitix në Report Tv, Kthupi tha se klima për një revoltë ishte krijuar më herët dhe se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si shkëndijë.
-
VIDEO
14 shtatori ’98/ Tafani: Kishte organizim, kush shkon me antitank në varrim është për sulm! Prokurorët s’deshën t’i shkonin deri në fund
Analisti Endri Tafani thotë se pamjet e kryengritjës së armatosur të 14 shtatorit 1998 dëshmojnë se pas ngjarjeve kishte organizim, duke theksuar praninë e antitankëve gjatë varrimit të Azem Hajdarit dhe sulmet ndaj komisariateve në rrethe. Në Repolitix në Report Tv, Tafani tha se çështja nuk u zbardh deri në fund për mungesë vullneti nga një grup prokurorësh.
-
VIDEO
'Na qëlluan me plumba, thyen xhamat', Beqiri tregon grushtin e shtetit të 14 shtatorit: Shërbimi italian kërkoi arrestimin e të armatosurve në selinë e PD-së
Idajet Beqiri rrëfeu në Repolitix se gjatë kryengritjes së armatosur më 14 shtator 1998 ndodhej në Kryesinë e Kuvendit bashkë me ministra dhe zyrtarë të tjerë, kur godina u qëllua me armë dhe plumbat thyen xhamat. Duke komentuar deklaratat e Fatos Klosit gjatë dokumentarit në transmetuar nga Report Tv, gjatë të cilit ish-kreu i SHIK deklaroi se ndërkombëtaret kërkuan që të sulmohej selia e PD, Beqiri thotë se kjo është kërkuar nga shërbimi italian i asaj kohe.
-
VIDEO
14 shtatori ’98/ Beqiri: Kryengritja e armatosur po përgatitej prej kohësh! PD kishte dhënë sinjalet që pas ’97-s
Avokati Idajet Beqiri thotë se 14 shtatori 1998 nuk ishte një ngjarje spontane, por një kryengritje e armatosur që sipas tij po përgatitej prej kohësh nga njerëz të lidhur me PD-në. Në Repolitix në Report Tv, ai tha se sinjalet ishin dhënë që pas humbjes së pushtetit nga demokratët në vitin 1997, me sulmet ndaj institucioneve në Shkodër.
-
VIDEO
Spahiu rrëfen vrasjen e mikut të tij Azem Hajdari: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur
Juristi Spahiu tha se ishte ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit që i kërkoi Sali Berishës dhe PD-së që të tërhiqej nga grushti i shtetit të 14 shtatorit, duke e ‘kërcënuar’ se SHBA nuk do e njihnin një pushtet të marrë me dhunë.
-
VIDEO
E vërteta e grushtit të shtetit të 14 shtatorit, si u mbyll dosja pa fajtorë! Klosi: Berisha e kishte programuar, partnerët na kërkuan të sulmonim selinë e PD! Ngjela tregon si e zmbrapsi SHBA! Ja si reagoi Edi Rama
Report Tv sjell dokumentarin me dëshmi të reja për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 dhe prapaskenat e ngjarjes që tronditi Shqipërinë. Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, rrëfen edhe kërkesën e një drejtuesi të një prej shërbimeve të mëdha të NATO-s i cili iu kërkoi të ndërhyjnë dhe të sulmojnë në selinë e PD-së, ku ndodheshin njerëz të armatosur dhe tanket e rrëmbyera. Edi Rama pas grushtit të shtetit: Asnjë marrëveshje me terrorsitin Sali Berisha.
-
VIDEO
Ngërçi i pagave/ Avokati Çela: Qeveria asnjëherë nuk u ka dhënë magjistratëve atë që është përcaktuar me ligj! Fociro: Rama po ushtron presion ndaj drejtësisë, kërkon ta vërë nën kontroll
Për avokatin Endri Çela, mosrritja e pagave të magjistratëve bën që juristët në Shqipëri të mos motivohen të bëhen gjyqtarë e prokurorë. Ndërsa pedagogu Fociro tha se kryeministri Rama po i përdor pagat e magjistratëve si një formë presioni ndaj njerëzve të drejtësisë.
-
VIDEO
Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Aktivistja Kokaj: Po ndërtohet në tokat që na janë vjedhur ne! Ka ndryshuar emër nga ‘Blu Borgo’ në ‘Baks Bay’ për të tjetërsuar të vërtetën
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Shtator 2026, Receta/ Ekranet LG na përgjojnë? /Horoskopi javor / Rënia e flokëve
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule behari / Sallatë me fasule dhe ton / Tost francez në tavë.
Panorama javore astrologjike për 12 shenjat e zodiakut sjell një javë dinamike, me lëvizje, ndryshime dhe ndikime planetare që mund të ndihen fort në fusha të rëndësishme të jetës, si dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet tona. Cilat janë shenjat që do të kenë mbështetjen e yjeve dhe më shumë mundësi për të realizuar planet dhe synimet e tyre? Cilave do t’u hapen dyer të reja, ndërsa cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes, të shmangin vendimet e nxituara dhe të jenë të vëmendshme ndaj sfidave që mund të sjellë kjo periudhë? Në “Rreze Dielli”, astrologia Denisa Shyle ndalet në parashikimin e detajuar për secilën prej 12 shenjave të zodiakut, duke zbuluar se çfarë pritet të sjellë kjo javë në dashuri, karrierë, financa dhe marrëdhënie.
Deklarata virale e inxhinierit elektronik Azmer Duleviç, ka tërhequr vëmendjen këto ditë te rreziqet e privatësisë nga televizorët inteligjentë LG. Sipas ekspertit, bazohet në një investigim ndërkombëtar mbi mbledhjen e të dhënave dhe audios nga pajisjet në gjendje "standby". Ky hulumtim ka ngritur shqetësime globale rreth mënyrës se si sistemet operative të këtyre pajisjeve regjistrojnë zëra dhe skanojnë rrjetet shtëpiake, duke nxitur thirrje për masa mbrojtëse të privatësisë. I ftuar në "Rreze Dielli" Duleviç sqaron më shumë mbi deklaratën "Mos bëni dashuri para televizorëve LG, se ju përgjojnë!" - Si qendron e vërteta?
Jemi në stinën e vjeshtës, një periudhë e vitit që sjell jo vetëm ndryshime në natyrë, por edhe ndryshime në organizmin tonë. Një prej shqetësimeve që shumë njerëz vënë re pikërisht në këtë periudhë është rënia e flokëve. Por pse ndodh kjo? Cilët janë shkaktarët dhe kur duhet të shqetësohemi? Sot në "Bima dhe Shëndeti" do të flasim për rënien e flokëve dhe mënyrat natyrale për t’i forcuar ata, duke u ndalur te trajtimet bimore që mund të ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokut. Dhe kur flasim për bimët mjekësore dhe përdorimet e tyre, nuk mund të mungojë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të përgatisë një përzierje bimore për forcimin e rrënjës së flokut. Por nuk do të ndalemi vetëm te rënia e flokëve. Do të zbulojmë edhe përdorimet e lëvozhgave të arrave për shëndetin e flokëve dhe mënyrën se si ato mund të përdoren për të ndihmuar në mbulimin e thinjave. Ylli Merja do të na tregojë gjithashtu si përgatitet një formulë bimore për mbulimin e thinjave, për t’i mbajtur flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit
Mirela Cami, drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut tha se dita e parë e shkollës është një moment emocionues jo vetëm për nxënësit, por edhe për vetë institucionin.