Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë l Veri Jug

23 Shkurt, 13:32

 

Tragjasi, një fshat i lashtë në jug të Vlorës, vjen në Veri Jug me historinë e bariut Zoto Troqe. Qysh fëmijë ai u lidh me bagëtitë e familjes, me delet autoktone dhe disa dhi të kuqe, zanat dhe punë me të cilën u burrërua, mbajti ekonomikisht familjen, shkolloi fëmijët dhe sot, në kullotat e familjes dhe kullotat e mara me qera, mban mbi 200 krerë bagëti. Ndiqni reportazhin “Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë”, premierë, të djelën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.