Pa Gjurme-‘E martova vetë në Amerikë,por e humba’/Prek nëna:Vajza ka fikur telefonin,ndërsa dhëndri…

20 Shkurt 2025, 20:37 | Përditesimi: 20 Shkurt 2025, 20:37

Me kalimin e viteve, depresioni ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u njohur si një problem shëndetësor global… Xhemile Zotaj është një grua 64-vjeçare nga Lushnja, e cila ndihet e pafuqimshme për shkak të gjendjes së vajzës së saj 38 vjecare, Lorenës. Lorena Sauli, e cila deri para disa vitesh ushtronte profesionin e infermieres në QSUT në Tiranë, u martua me Eltonin, një shqiptar që jetonte në Philadelpia, Amerikë. Kjo martesë erdhi me këmbënguljen e prindërve të 38 vjecares, me shpresën se andej do të gjente një jetë më të mirë. Marrëdhënia e tyre shpejt u shndërrua në një sfidë të madhe për ciftin e ri. Pas lindjes së vajzës së tyre, gjendja e Lorenës filloi të ndryshoj. Ajo kaloi një periudhë të vështirë, duke u përballur me ankthin dhe depresionin, një gjendje që e ndaloi atë të kujdesej për veten dhe për fëmijën e saj. Pas këtyre episodeve, e reja u shtrua për një periudhë 5 ditore në spital, por dhe pas daljes situate e saj nuk u përmirësua. Lorena tani refuzon të marrë medikamentet, nuk dëshiron të flasë me psikologë dhe është e izoluar në shtëpi dhe nuk kujdeset dot për vajzën e saj, e cila është vetëm tre vjeçe. Gjithashtu mungesa e komunikimit me familjarët e saj, për më shumë se një muaj, e ka thelluar ndjenjën e panikut dhe frikës për shëndetin e saj dhe të fëmijës. 64 vjecarja e ka të pamundur ta ndihmojë vajzën e saj nga larg. Ajo ka filluar të mendojë për mundësinë e rikthimit të Lorenës në Shqipëri, me shpresën se ndihma e familjes do ta ndihmojë atë të përmirësohet. Por ndjenja e fajit e ndalon atë të veprojë, duke ndjerë se e ka shtyrë vajzën të marrë një vendim që nuk ishte i duhuri, duke e nxitur atë për një jetë më të mirë në Amerikë.

I.M/Shqiptarja.com