Ky është “Shën Valenini” i parë që Ermal Meta, 38-vjeçari nga Lushnja po e kalon vetëm pas 4 vitesh lidhje dashurie me Silvën. Pak ditë më parë ai ishtë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” ku rrëfeu humbjen e të shoqes, e cila më datë 3 janar ra për të fjetur si çdo natë por e ndjera nuk mundi të zgjohej më nga gjumi i vdekjes.
Ermali dhe Silva kishin konflikte me familjen e 27-vjecares për shkak se ata nuk ishin dakort për këtë raport. Madje sipas Ermalit, një ditë para se të ndërronte jetë, e ndjera kishte tentuar të fliste me nënën e saj por i ati nuk e kishte lejuar ndërsa këtë debat zemra e saj nuk e ka përballuar duke pësuar kështu infarkt… Ajo iku nga kjo botë pa mundur të kontaktonte me nënën e saj me të cilën prej kohësh kontaktet i kishte të rralla prej babait… 27-vjeçarja iku nga kjo botë me pengun e madh për t’i dëgjuar zërin nënës edhe një herë të fundit.
Por si të mos mjaftonte kjo dhembje e largimit nga jeta të njeriut më të dashur, Ermali u përball me refuzimin e vjehrrit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në fshatin Shegan në Lushnjë… gjë e cila u arrit me ndihmën e uniformave blu. Ai iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” për t’I përcjellë ish-vjehrrit të tij një mesazh.





















