E la në shtëpi dhe vet u nis për të shkuar në punë, pa e ditur se ai do të ishte kontakti i fundit me të vëllain… Donika Licenji denoncon në Pa Gjurmë zhdukjen e vëllait 50 vjecar, pasi ajo që prej shtatorit te vitit te shkuar nuk ka asnjë informacion për Aurelin. Atë ditë Donika sic do mëngjes tjetër u ngrit për të shkuar në punë, mbi tavolinë la një shumë prej 50 mije lekësh të vjetra dhe u largua duke e porositur vëllain që të shkonte të paguante faturën e dritave. Pasditen e po asaj dite kur kthehet në shtëpi nuk e gjen te vellain. 50 vjecari kishte lënë në shtëpi telefonin, ndërsa lekët i kishte marr me vete dhe drejtimi I tij ngelet ende I paditur. Aureli prej vitesh mjekohej prej probleme psikologjike, por gjendja e tij nuk ishte e rënd. Për këtë arsye, ai bullizohej në fshat, gjë të cilën 50 vjecari e përjetonte keq dhe e bente te mbyllej me shume ne shtepi. Prej 5 vitesh qw pas vdekjes se prinderve, ishte motra qe kujdesej per vellan e semure. Aureli Licenji është larguar dhe më parë nga shtëpia per tre muaj dhe eshte gjetur ne Tirane, konkretisht në një shoqatë për të pastrehët. Por këtë herë që nga largimi i tij kanë kaluar 5 muaj dhe nuk eshte gjetur asnje gjurme, dhe pse familja ka bere kerkime ne Korce dhe Tirane. Ditën që 50 vjecari u largua nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona te errta, këmishë lëjla me një xhaketë jeshila si dhe atlete të zeza.





















