Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Janar 2025 – Receta/ Vetitë magjike të shegës në shëndet

22 Janar, 16:17

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak me djathë dhe hudhër / Petulla me raki.

Sot me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka do të ndalemi në një nga frutat më të mira si për nga shija ashtu dhe për nga vlerat, flasim për shegën. Pse shega është një "superushqim" i vërtetë, cilët janë përbërësit kryesorë të shegës që e bëjnë kaq të dobishme për organizmin? Si ndikon konsumimi i shegës në disa sëmundje si shëndetin e zemrës, tretjen dhe imunitetin? A është e vërtetë që shega ka efekte anti-plakje për lëkurën dhe qelizat e trupit? A ndihmon shega në rregullimin e tensionit të gjakut dhe kolesterolit? Çfarë mund të themi për rolin e shegës në luftën kundër kancerit, çfarë tregojnë studimet më të fundit? A është më mirë të konsumojmë shegën si frut apo si lëng? Si mund ta ruajmë shegën më gjatë në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqyese? Cila ka më shumë vlera; një shegë e ëmbël apo e thartë? A duhet të kemi kujdes nga shega, a ka ndonjë kundërindikacion për ata që kanë probleme të caktuara shëndetësore si dhe a ndërvepron me ilaçe të caktuara, si ato për tensionin apo holluesit e gjakut? Shumë njerëz konsumojnë vetëm farat, por a ka vlera edhe lëvorja e shegës? Si mund të përdorim lëvoren e shegës në mënyrë të sigurt dhe efektive në receta të ndryshme… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon edhe disa receta ‘magjike’ me përdorimin e shegës.