Një histori e mistershme na rikthen 12 vite pas në kohë, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku 14 vjecarja Valentina Markaj, zhduket nga oborri i shtëpisë pa lënë gjurmë. 2 korrik 2012 Ora shënonte 12 e mesnatës, Valentina, e cila ishte në shtëpi me nënën e saj, i tha se do dilte për të mbushur ujë dhe do të kthej përsëri. Minutat kaluan shpejt, jashtë mbizotëronte errësira dhe Valentina nuk po kthehej … E shqetësuar, nëna e saj doli për ta kërkuar në gjithë zonën përreth, telefonoi dhe shoqet e 14 vjecares por askush nuk e kishte parë as nuk kishte dëgjuar nga ajo. Atë mbrëmje Valentina kishte qenë për darkë tek shtëpia e Sarës, shoqes së ngushtë që banonin në të njëjtën lagje. E pyetur nga familjarët e 14 vjecares, Sara, rrëfeu se gjatë darkës Valentina nuk ishte mirë dhe shprehte dëshirën pë tu larguar nga shtëpia. Gjatë këtyre viteve, kanë qarkulluar shumë informacione për fatin e saj… disa thonin se Valentina është parë në Durrës, të tjerë në Tiranë, madje ka pasur edhe pista se mund të ketë shkuar në Greqi. Megjithatë, ende asnjë provë e besueshme për fatin e saj. Familjarët e saj tregojnë se Valentina ndiqte shkollën rregullisht dhe ishte një vajzë e lirë që dilte shpesh me shoqet e saj, por kurrë nuk kishte ikur nga shtëpia pa njoftuar. 12 vite janë shumë, por për familjen Markaj, shpresa nuk vdes kurrë. I ftuar në studio Besnik Markaj, vëllai i Valentinës kërkon me ngulm motrën e tij.