Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 500 gr patate
- 2 qepë
- 2 karrota
- 2 kunguj
- 4 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Nenexhik i thatë ose i freskët
- Për petën:
- 200 gr miell
- 1 lk kripë
- 1 lk sheqer
- 1 lk uthull
- 1 lk vaj
- Ujë
Përgatitja:
Kaurdisim mishin dhe e lëmë të zihet me pak kripë. Në një tenxhere shtojmë vaj dhe kaurdisim perimet sipas fortësisë. Shtojmë lëngun e mishit të zier pak nga pak dhe përpara se gatimi të jetë bërë duke i rregulluar shijen e vendosim te tava e baltës duke e mbuluar me një petë brumi të përgatitur me miell, pak kripë, sheqer, pak uthull dhe pak vaj. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.