Burania më e mirë që keni provuar me spinaq, karotë e pançetë nga zonja Albana

6 Dhjetor, 11:57

Burani me spinaq, karotë e pançetë

Përbërësit:

  • 1-2 kokrra qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karotë
  • 2 lgj oriz
  • 200 gr pançetë
  • 800 gr spinaq
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere kaurdisim pançetën, e largojmë dhe në yndyrën që kanë lëshuar shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe orizin, e përziejmë së bashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë spinaqin të pastruar e të prerë trashë dhe bimë aromatike nëse dëshirojmë. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare. Në minutat e fundit të gatimit shtojmë dhe pançetën dhe e servirim buraninë duke e shoqëruar me pak kos ose me feta limoni.