-
VIDEO
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë po vijojnë ende, ndërsa ngjarja ka nxitur reagim të madh në opinionin publik. Gazetarët kërkojnë më shumë transparencë nga autoritetet mbi hetimet.
-
VIDEO
Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik
‘Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është futur në një stad të ri’, kështu është është shprehur Lufti Bilalli, diplomat dhe ish- konsull i Kosovës në Gjermani. Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me Arbër Hitaj, ai u shpreh se raketat Oreshnik të Rusisë janë duke cenuar edhe Europën.
-
VIDEO
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!
Nga Ilir Meta i arrestuar në tetor të vitit 2024, deri te Koço Kotta ish Kryeminister i arrestuar ne vitin 1945, cilët ishin dhe cilët janë politikanët shqiptarë që provuan prangat, burgun, arrestimet dhe gjykimet?
-
VIDEO
VIDEO - Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Nëntor 2024 – Receta/ Horoskopi i muajit Dhjetor nga Jorgo Pulla/ Dëllinja, vlerat dhe vetitë kuruese
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pilaf me pulë i mbështjellë në petë / Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për Dhjetorin, muajin e fundit të vitit, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një muaj mjaft dinamik, i cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, por dhe të reflektojmë se ku kemi gabuar. “Por kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori, frenoni vendimet e nxituara!” thekson Pulla. Për disa është muaj stabilizues në çështjet ekonomike financiare, për disa të tjerë mund të ketë disa vështirësi. Përgjatë këtij muaji kemi ndikimin e Mërkurit në retrogradë që qëndron deri më datë 15 dhjetor, dhe gjithashtu kemi ndikimin e Marsit, ndikime të cilat do të na japin mundësinë që ne të zgjedhim mes asaj që është aftagjatë dhe asaj që është e rregullt dhe e drejtë. Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e zodiakut të jenë të vëmendshme dhe të kujdesshme në vendime, pasi ndikimet planetare përgjatë Muaji Dhjetor do të kenë rëndësi dhe vazhdimësi deri në prill të 2025.
Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me larmishmërinë e bimëve mjekësore, të cilat janë 'aleati' më i mirë i njerëzimit për një jetë të shëndetshme. E tillë është dhe dëllinja, një bimë shumë e përhapur në Shqipëri në zonat malore me veti të fuqishme antibakteriale. Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruti, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme. Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri keni dëgjuar apo provuar edhe rakinë e famshme të dëllinjës. Frutat e saj më së shumti janë përdorur për problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare, pasi njihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Dëllinja e kuqe dhe e zezë zë një vend nderi në mjekësinë alternative, ndaj në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në 'Rreze Dielli' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për vlerat e jashtëzakonshme të dëllinjës, për gamën e gjerë të problematikave shëndetësore që kuron dhe si ta përdorim atë kombinuar dhe me produkte të tjera për një rezultat sa më efektik në trajtimin natyral të sëmundjeve.
-
VIDEO
Pija magjike e shëndetit/ Si të realizoni hardiçin e famshëm të dëllinjës në kushte shtëpie
Përgatitja e hardiçit dhe rakisë të dëllinjës së zezë në kushtet e shtëpisë. Specialsiti i bimëve mjekësore Ylli Merja e quan një eliksir të shëndetit dhe e rekomandon për përdorim në disa problematika të caktuara shëndetësore.
-
VIDEO
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative
Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me larmishmërinë e bimëve mjekësore, të cilat janë 'aleati' më i mirë i njerëzimit për një jetë të shëndetshme. E tillë është dhe dëllinja, një bimë shumë e përhapur në Shqipëri në zonat malore me veti të fuqishme antibakteriale. Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruti, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme. Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri keni dëgjuar apo provuar edhe rakinë e famshme të dëllinjës. Frutat e saj më së shumti janë përdorur për problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare, pasi njihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Dëllinja e kuqe dhe e zezë zë një vend nderi në mjekësinë alternative, ndaj në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në 'Rreze Dielli' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për vlerat e jashtëzakonshme të dëllinjës, për gamën e gjerë të problematikave shëndetësore që kuron dhe si ta përdorim atë kombinuar dhe me produkte të tjera për një rezultat sa më efektik në trajtimin natyral të sëmundjeve.
-
VIDEO
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e…
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për Dhjetorin, muajin e fundit të vitit, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një muaj mjaft dinamik, i cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, por dhe të reflektojmë se ku kemi gabuar. “Por kujdes, jo çdo gjë që shkëlqen është flori, frenoni vendimet e nxituara!” thekson Pulla. Për disa është muaj stabilizues në çështjet ekonomike fimanaciare, për disa të tjerë mund të ketë disa vështirësi. Përgjatë këtij muaji kemi ndikimin e Mërkurit në retrogradë që qëndron deri më datë 15 dhjetor, dhe gjithashtu kemi ndikimin e Marsit, ndikime të cilat do të na japin mundësinë që ne të zgjedhim mes asaj që është aftagjatë dhe asaj që është e rregullt dhe e drejtë. Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e zodiakut të jenë të vëmendshme dhe të kujdesshme në vendime, pasi ndikimet planetare të muajit Dhjetor do të kenë rëndësi dhe vazhdimësi deri në Prill të 2025.
-
VIDEO
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 5 gota ujë
- 10 kokrra piper i zi
- 1 karrotë
- 1 qepë e vogël
- 1 gotë e gjysmë oriz
- 1/3 e gotës gjalpë
- 1/2 e gotës qepë e grirë
- 1 lgj fruta të thata
- 6 petë byreku
- Kripë, erëza sipas shijes
- Gjalpë të tretur për petët
Përgatitja:
Pulën e ziejmë me qepën, karrotën dhe piperin kokërr për rreth 1 orë. Largojmë lëkurën pasi e kemi hequr nga tenxherja dhe kullojmë lëngun. Shtojmë orizin me masën 1 me 2 dhe e lëmë të gatuhet ngadalë. Sipër i vendosim një pecetë që të përthithë avujt në vend të kapakut. Ndërkohë në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë dhe frutat e thata, shtojmë më pas orizin duke e përzier për 1 minutë. Në fund shtojmë erëzat dhe pulën që e kemi bërë në fije. Lyejmë një tavë me gjalpë, shtrojmë petët një e nga një duke i spërkatur me gjalpë, shtojmë masën e orizit dhe mbulojmë pjesën e sipërme me petë si byrek. E spërkatim sipër me gjalpë dhe e pjekim në furrë në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta. Pasi të jetë gati e kthejmë përmbys nga tava në pjatancë dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce
Përbërësit:
- 5-6 patëllxhanë
- 200 gr karrota
- 1 tufë majdanoz
- 1 degë selino
- 4 thelpinj hudhër
- Vaj për skuqje
Për salcën:
- 1 kg domate të grira në rende
- 1 lgj salcë e koncentruar domate
- 1 shkop kanelle
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Largojmë lëkurat e patëllxhanëve, i presim në tre pjesë, por jo deri në fund dhe i spërkasim me kripë dhe piper. Në një tas bashkojmë karrotën, majdanozin dhe hudhrat. Lajmë patëllxhanët, i shtrydhim me duar aq sa të largohet uji, i mbushim me masën e karrotës dhe i lidhim me spango. I skuqim në vaj të bollshëm. Përgatisim salcën në vajin që skuqëm patëllxhanët. Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë domatet e grira, salcën koncentrat, kanellën dhe erëza sipas dëshirës. Në fund shtojmë dhe patëllxhanët që të gatuhen bashkë për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 25 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Altin Dumani thotë se është i vendosur t'i shkojë deri në fund te Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër e deri tek Shqipëria dhe Lufta e Dytë Botërore.
-
VIDEO
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
Në një intervistë për Report Tv deputetja kërkon që ngjarjes të mos i vishen ngjyra politike ‘të kuqe’ apo ‘blu’ por të bëhet një analizë e thellë nga ku më pas të merren dhe masat e duhura
-
VIDEO
Sekretet e të ushqyerit shëndetshëm, disa këshilla nga nutricionisti Altin Joka
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.