• VIDEO

    Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë

    Gazetari Denis Dyrnjaja komenton në 'Sot, Live në Shqipëri' situatën politike, duke theksuar se Berisha e vetëizoloi veten për dosjen “Partizani”, pasi po të respektonte masën e Gjykatës do ishte i lirë. Vë në dukje marrëveshjet okulte mes palëve, ku njerëzit e ish-kryeministrit vijojnë të marrin leje për kulla dhe ndihet mirë në opozitë: Por kanë harruar SPAK-un, një ditë do hetohen

  • VIDEO

    Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!

    Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi sot edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë në një atentat me snajper biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH në vitin 1996.

  • VIDEO

    Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë

    Operacioni i SPAK për goditjen e një organizate të gjerë kriminale me 21 persona në listë, përfshi gjyqtarë, policë dhe gazetarë, ka qenë objekt analize edhe në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, të gazetarit Nertil Agalliu

    • VIDEO

      Nga pallto më stil tek triko e hapur / Ja ngjyrat, trendet dhe kombinimet më perfekte

      Pavarësisht kapriçove të kohës, nuk shpëtojmë nga i ftohti i dhjetorit prandaj me siguri keni filluar të mendoni për pallton e re. Siç mund ta keni dëgjuar, gjatë dimrit nuk ka rëndësi çfarë vishni brenda palltos/xhaketës, nëse këto të fundit janë mjaftueshëm interesante. Nëse keni 100 modele në mendje, por nuk zgjidhni dot cilën, njihuni me trendet më të reja, të cilat i diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me stilisten Griselda Rexhaj. Ky vit sjell një sërë modelesh që jo vetëm janë të rehatshme e të ngrohta, por edhe shumë stil. Mund të jenë oversized, me lidhje ose jo, të gjata apo të shkurtra, ja tendencat dhe ngjyrat e këtij dimri! Një tjetër veshje e pandarë në këto ditë të ftohta janë dhe trikot e hapura, një element kyç i modës së dimrit, të përshtatshme për çdo stil dhe moshë. Pavarësisht se si e preferoni, trikoja e hapur ka diçka për çdo grua, dhe mund të përdoret për të krijuar një gamë të gjerë look-esh, nga ato më të thjeshtat deri te ato më të sofistikuarat. Për çdo moshë, ekziston një mënyrë për të veshur këtë veshje duke ofruar ngrohtësi dhe elegancë.

    • VIDEO

      ‘Mësuesja i tha prindit e ke djalin autik’, debati që e bëri mjeken nervoze

      Mjekja Pasionare Rino, 53 vite karrierë në neuropediatri rrëfen sfidat e profesionit në studion e "Rreze Dielli". Gjithashtu me neuropediatren e njohur ndalemi dhe në disa nga problematikat më të mëdha të fëmijëve sot. Diskutojmë mbi çrregullimet e gjumit tek fëmijët, cilat janë shkaqet dhe çfarë këshillon për prindërit dhe fëmijët ekspertja e fushës. Një tjëtër shqetësim është dhe hiperaktiviteti tek fëmijët, si dallohet dhe çfarë duhet të dinë prindërit. Po mungesa e përqëndrimit tek fëmijët, pse ndodh dhe si ta trajtojmë? Prof. As.Dr. Pasionare Rino na jep këshilla shumë efikase që çdo prind duhet t'i ketë në vëmendje.

    • VIDEO

      Bullgur me mish, qepujka e spec / Shije e shëndetit nga zonja Albana

      Bullgur me mish qingji

      Përbërësit:

      • 1 gotë bullgur kokërr madh
      • 1 lgj vaj ulliri
      • 4 kumbulla të thara
      • 6 qepujka
      • 100 gr mish qingji pa dhjamë
      • 1/2 spec i kuq
      • 1 lç margarinë
      • 2 gota ujë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe margarinën. Pasi të shkrijë margarina shtojmë qepujkat dhe i kaurdisim në zjarr të ulët për 1-2 minuta. Shtojmë specin e kuq dhe më pas mishin gjysëm të zier. Shtojmë kumbullat e prera në kubikë të vegjël, me pas vazhdojmë me shtimin e bullgurit, kripës dhe ujit. I lëmë të ziejnë derisa të kenë pirë ujin. E heqim gatimin nga zjami dhe e lëmë të pushojë për rreth 20 minuta dhe më pas e servirim.

    • VIDEO

      Supë me brokoli dhe pana, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana

      Supë me brokoli dhe pana

      Përbërësit:

      • 500 gr brokoli
      • 1 qepë e vogël
      • 2 thelpinj hudhër
      • 2 lgj vaj ulliri / gjalpë
      • 1 patate
      • 1 litër lëng perimesh / ujë
      • 200 ml pana gatimi
      • Kripë dhe piper sipas shijes
      • Pak arrë moskat
      • Djathë kaçkavall sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin ose gjalpin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën, brokolin dhe patatet në tenxhere dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun e perimeve ose ujin, derisa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në zjarr mesatar për 15-20 minuta, derisa brokoli dhe patatet të jenë të buta. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në një masë kremoze. E rivendosim më pas në zjarr duke shtuar panën. E përziejmë mirë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat sipas shijes. E shërbejmë supën të ngrohtë, spërkatur me pak kaçkavall të grirë ose me kubikë buke të thekur.

    • VIDEO

      Sheqerpare që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

      Sheqerpare

      Përbërësit:

      • 250 gr gjalpë
      • ½ gotë sheqer
      • 1 kokërr vezë
      • 2 ½ fç miell
      • 2 lgj miell misri i hollë për ballokume
      • ½ lk kripë
      • 3 lk sodë
      • ½ lç vanilje
      • Bajame
      •  
      • Për shurupin:
      • 2 gota sheqer
      • 2 gota ujë
      • 1 lç lëng limoni

      Përgatitja:

      Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të zbardhet masa. Shtojmë vezët dhe më pas miellin, kripën, vaniljen dhe fryrësin. E punojmë masën si brumin e gurabijeve, duke u kujdesuar që të mos e punojmë shumë që mos të bëhet e ngjeshur. Bëjmë disa topa sferike sa një kokërr arre. I vendosim larg njëra-tjetrës duke i shtuar siper nga një bajame të pastruar nga lëkura. I pjekim në 180 gradë për 45 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin në nxehtësi të ulët, i shtojmë lëngun e limonit dhe në 5 minutëshin e fundit rrisim temperaturën. Sapo sheqerparet të piqen i sherbetosim menjëherë, pasi shurupi duhet të jetë i nxehtë në sheqerpare të nxehta.   

    • VIDEO

      PRAPASKENAT, zbulohen bisedat mes gjyqtares dhe BANDAVE në Elbasan. DETAJE të forta|Emisioni i plotë|

      Gazetarja Keti Banushi thotë se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përdorte anëtarë të bandave për të goditur gazetarët dhe mediat, në raste kur bënin artikuj ndaj saj.

    • VIDEO

      Çfarë fshihet në ngjarjen tek Fan Noli? Kush e filmoi autorin e dyshuar në makinë?! |Emisioni i plotë|

      Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë po vijojnë ende, ndërsa ngjarja ka nxitur reagim të madh në opinionin publik. Gazetarët kërkojnë më shumë transparencë nga autoritetet mbi hetimet.

      • VIDEO

        Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve

        Gazetarja Keti Banushi thotë se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përdorte anëtarë të bandave për të goditur gazetarët dhe mediat, në raste kur bënin artikuj ndaj saj.

      • VIDEO

        Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim

        Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë po vijojnë ende, ndërsa ngjarja ka nxitur reagim të madh në opinionin publik. Gazetarët kërkojnë më shumë transparencë nga autoritetet mbi hetimet.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv