• VIDEO

    Rrëfehet mjeku Arben Baboci, nga librat tek arti dhe pasioni për sportin si u bëra kardiokirurg

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 23 nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga 14-vjeçari që vrau Martinin mbetet në burg e nuk shfaq shenja pendese te pse shpërtheu "bomba" në PD pas vendimit të Kushtetueses e deri tek çfarë opsionesh po diskutohen për skemën e re të pensioneve.

  • VIDEO

    Esencë/ Uzina 14 milionë dollarëshe që u drejtua nga 24 vjeçari Lohja

    Ai kreu studimet në Kinën e largët mes një jete intelektuale dhe teknike. Jeta e Nexhmedin Lohjes, 24 vjeçarit që u bë drejtor i Uzinës 14 milionë dollarëshe të Rubikut! I ftuar sonte në Esencë nga Eljan Tanini, ishte Nexhmedin Lohja, inxhinieri metalurg, pasionant i Shqipërisë nëntokësore. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.

  • VIDEO

    '30% e përdoruesve të TikTok në vendin tonë 13-vjeçarë', Eksperti IT në Report Tv: Mbi 890 mijë shqiptarë! Ja cilat janë procedurat që ndiqen nëse do mbyllet

    '30% e përdoruesve të TikTok në Shqipëri janë 13-vjeçarët', kështu është shprehur eksperti IT Tomi Kallanxhi. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti u se mbi 25 % janë përdorues të moshësh 27 deri 45 dhe pjesa tjetër është mbi këtë moshë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Nëntor 2024 – Receta/ Asnjë çmim për librin për fëmijë/ Arbër Hitaj në krye të Shoqatës së Gazetarëve Europianë

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër me miell misri dhe kos në furrë / Pulë me oriz në furrë / Supë pule me presh, vezë dhe limon.

    “Lajmi që erdhi nga salla e ceremonive ishte një shaka e hidhur dhe e përsëritur. Nuk u dha çmim për letërsinë për fëmijë. U përpoqa të mësoj se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë se ‘kështu u vendos’. Kërkova të mësoj më shumë, por nuk mora përgjigje. Më në fund nga burimi zyrtar mësova se nuk kishte ‘mjaftueshëm prurje cilësore’. Ka ardhur koha t’i jepet fund deklaratave pa argumente dhe me verdikte si nga frone zotash, sepse të gjithë, kush më shumë e kush më pak, janë pjesë e këtij realiteti në letërsinë shqipe për fëmijë. Mos i shkarkoni problemet tuaja mbi shkrimtarët! Ata nuk zgjidhin hallet që nuk u takojnë, ndërkohë që me librat e tyre mund të parandalojnë halle dhe probleme që bëhen jetike. Ata shkruajnë dhe do të vazhdojnë të shkruajnë edhe kur rreth tyre të ngrihet një atmosferë mohuese dhe negative që përsëritet kohë pas kohe. Ata do të shkruajnë edhe kur të mbetet lexuesi i fundit.” – Ky është një pasazh i marrë nga revolta e gazetares dhe shkrimtares Rovena Rrozhani pak ditë më parë. As këtë vit nuk u ndanë çmime për letërsinë e fëmijëve. Shkrimtarët ndjehen të shqetësuar për mungesën e një kritike të mirëfilltë të librave që ata shkruajnë, por jo vetëm kaq… Diskutojmë në studion e Rreze Dielli me dy shkrimtaret për fëmijë Rovena Rrozhani dhe Sonila Strakosha mbi problematikat e vërteta të letërsisë shqipe për fëmijë.

    Gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj, është zgjedhur president i Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ), duke u bërë i pari shqiptar që merr drejtimin e kësaj organizate prestigjioze.Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës. Zgjedhja e Arbërit shënon një moment të rëndësishëm për historinë e gazetarisë shqiptare, pasi për herë të parë një gazetar nga Shqipëria do të drejtojë një nga shoqatat më të vjetra të medias në Europë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” Hitaj shprehet i emocionuar dhe i nderuar njëkohësisht për këtë vlerësim. Shoqata e Gazetarëve Europian, e themeluar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, ka një rol thelbësor në adresimin e sfidave me të cilat përballet media sot.

  • VIDEO

    Arbër Hitaj, gazetari i parë shqiptar që zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve Europianë

    Gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj, është zgjedhur president i Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ), duke u bërë i pari shqiptar që merr drejtimin e kësaj organizate prestigjioze.Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës. Zgjedhja e Arbërit shënon një moment të rëndësishëm për historinë e gazetarisë shqiptare, pasi për herë të parë një gazetar nga Shqipëria do të drejtojë një nga shoqatat më të vjetra të medias në Europë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” Hitaj shprehet i emocionuar dhe i nderuar njëkohësisht për këtë vlerësim. Shoqata e Gazetarëve Europian, e themeluar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, ka një rol thelbësor në adresimin e sfidave me të cilat përballet media sot.

  • VIDEO

    Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat

    Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni për Report Tv shpjegoi situatën meteorologjike, ndërsa tha se në të gjitha qarqet reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar më shtrëngata.

  • VIDEO

    Revoltohen shkrimtaret e fëmijëve: Asnjë çmim për librat, na thanë nuk ka cilësi?!

    “Lajmi që erdhi nga salla e ceremonive ishte një shaka e hidhur dhe e përsëritur. Nuk u dha çmim për letërsinë për fëmijë. U përpoqa të mësoj se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë se ‘kështu u vendos’. Kërkova të mësoj më shumë, por nuk mora përgjigje. Më në fund nga burimi zyrtar mësova se nuk kishte ‘mjaftueshëm prurje cilësore’. Ka ardhur koha t’i jepet fund deklaratave pa argumente dhe me verdikte si nga frone zotash, sepse të gjithë, kush më shumë e kush më pak, janë pjesë e këtij realiteti në letërsinë shqipe për fëmijë. Mos i shkarkoni problemet tuaja mbi shkrimtarët! Ata nuk zgjidhin hallet që nuk u takojnë, ndërkohë që me librat e tyre mund të parandalojnë halle dhe probleme që bëhen jetike. Ata shkruajnë dhe do të vazhdojnë të shkruajnë edhe kur rreth tyre të ngrihet një atmosferë mohuese dhe negative që përsëritet kohë pas kohe. Ata do të shkruajnë edhe kur të mbetet lexuesi i fundit.” – Ky është një pasazh i marrë nga revolta e gazetares dhe shkrimtares Rovena Rrozhani pak ditë më parë. As këtë vit nuk u ndanë çmime për letërsinë e fëmijëve. Shkrimtarët ndjehen të shqetësuar për mungesën e një kritike të mirëfilltë të librave që ata shkruajnë, por jo vetëm kaq… Diskutojmë në studion e Rreze Dielli me dy shkrimtaret për fëmijë Rovena Rrozhani dhe Sonila Strakosha mbi problematikat e vërteta të letërsisë shqipe për fëmijë.

  • VIDEO

    Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit

    Policia ka këqyrur një sërë kamerash sigurie për të identifikuar vrasësit e Klaudio Prendit. Nga kamerat është vërejtur se përgjatë rrugës "Xhanfize Keko", automjeti "Audi" i autorëve ka lëvizur përgjatë zonës për rreth një orë para krimit. Ky fakt përforcon dyshimet e policisë se ata kanë ndjekur lëvizjet e objektivit dhe kanë pasur dijeni të plotë që gjendej në lokal.

    Nga këqyrja, ka rezultuar se në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat në asnjë moment, pasi ka qenë edhe i parkuar. Bashkë me viktimën në lokal kanë qenë edhe 3 efektivë policie, miq të tij. Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti "Audi" ka humbur gjurmët pa shkuar te rrethi i Shkozës.

    Nga ana tjetër policia do të verifikoj edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve, për të cilin autoritet greke janë kontaktuar për targat nëse janë të vjedhura atje apo të dublikuara.

  • VIDEO

    Pulë me oriz në furrë nga zonja Albana

    Pulë me oriz në furrë

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 1 kg oriz
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 2-3 lgj gjalpë
    • 1 tufë koper
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pulën e pastruar e vendosim të ziejë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë karrotën e grirë dhe orizin dhe e skuqim pak. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë, piper. Vendosim pulën, sipas dëshirës mund të shtojmë pak koper të grirë dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.

  • VIDEO

    Supë pule me presh, vezë dhe limon nga zonja Albana

    Supë pule me presh, vezë dhe limon

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 2 presh (pjesa e bardhë)
    • 1 filxhan çaji oriz
    • 2 vezë
    • 1 limon
    • 2-3 lugë vaj ulliri
    • Kripë, piper sipas shijes
    • Majdanoz të freskët

    Përgatitja:

    Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe e ziejmë për 30-40 minuta. Heqim shkumën që formohet gjatë zierjes dhe kur mishi të jetë zier, e largojmë dhe e presim në copa të vogla. Në tenxheren me lëngun e pulës, shtojmë vajin e ullirit dhe preshin e grirë në feta të holla. E lëmë të zbutet për 5-7 minuta. Më pas shtojmë orizin e larë dhe e lëmë të ziejë në lëngun e pulës për 15 minuta. Në një enë rrahim vezët, shtojmë lëngun e limonit ngadalë duke vazhduar përzierjen. Marrim pak nga lëngu i supës së nxehtë dhe e shtojmë gradualisht te përzierja me vezë dhe limon, duke e trazuar vazhdimisht. E hedhim masën në tenxhere duke e trazuar shpejt. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për 2-3 minuta, në fund shtojmë copëzat e mishit, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e përziejmë mirë.

  • VIDEO

    Lakër me miell misri dhe kos në furrë nga zonja Albana

    Lakër me miell misri dhe kos në furrë

    Përbërësit:

    • 1 lakër e bardhë
    • 3 vezë
    • 2 gota kos
    • 1 filxhan çaji vaj
    • 2 gota miell misri
    • 1 gotë miell gruri
    • 1 lç sodë buke / pluhur pjekës
    • 1 tufë kopër / majdanoz
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Lajmë dhe presim lakrën në feta shumë të holla dhe e skuqim pak në një tigan me 2-3 lugë vaj derisa të zbutet. Hedhim kripë dhe piper sipas shijes. E lëmë të ftohet. Shtojmë miellin e misrit dhe miellin e grurit gradualisht, duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë sodën e bukës ose pluhurin pjekës dhe e përziejmë përsëri. Shtojmë lakrën e ftohur, koprën ose majdanozin e grirë. Lyejmë një tavë me vaj ose përdorim letër pjekjeje. Shtrojmë përzierjen në tavë, e nivelojmë me lugë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40-50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv