• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 22 nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga qindra protestues kërkojnë përgjegjësi për vrasjen makabre të 14- vjeçarit te rreziku numër një për qeverinë e deri tek Kushtetuesja rrëzon Sali Berishën.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ I vranë të birin, flet babai Martin Canit: E pabesueshme,ëndrrat e tij u shuan

     

    Pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Babai i të miturit, Angel Cani ekskluzivisht për Report Tv shpreh falënderimet për të gjithë prindërit, nxënësit e shokët e Martinit që iu bashkuan sot protestës. "Faleminderit shumë që ma lehtësoni këtë dhimbje," – tha Angel Cani, duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira. Me dhimbjen e madhe në shpirt e fjalëpakë, babai e quan një ngjarje të pabesueshme në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume. I mituri ishte pjesë e ekipit U-15 me Dinamon, ndërsa gazetarja Dume i kujton edhe një kampionat në Selanik ku djali i saj ishte pjesë bashkë me Martin Canin. Me dhimbje dhe trishtim e kujton edhe babai i Martinit këtë episod, ku e shoqëroi të birin në Selanik për kampionatin. Intervista ekskluzive për Report Tv.

  • VIDEO

    TIK-TOK 'po vret' fëmijët?! DETAJET nga TAKIMI para vrasjes së 14 vjeçarit

    Sot prindërit mbajtën një protestë tek ministria e Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministers pas rastit tragjik pranë shkollës Fan Noli ku humbi jetën Martin Cani 14 vjeç pasi u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Kjo temë u diskutua në Frontline mbrëmjen e sotme me të ftuarit e Marsela Karapanços. 

  • VIDEO

    Vota e diasporës/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Koston e postës ta paguajë KQZ! Një familje me 4 votues në Kanada i bie të paguajnë 400 dollarë për kthimin e fletës

    Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume është i mendimit se KQZ duhet të paguajë koston e postës për kthimin e fletës së votimit të atyre emigrantëve që do të votojnë në zgjedhjet e 2025. 

  • VIDEO

    Propozimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat/ Milva Ekonomi në 'Studio Live': Janë jashtë kontrollit të mësuesit dhe prindërit! Duhet të mbrojmë fëmijët tanë

    Deputetja u pyet edhe për propozimin e Ramës për të mbyllur TikTok dhe Snapchat si burim konfliktesh mes adoleshentësh. Ekonomi thekson se të gjithë si shoqëri duhet të reagojmë ndaj një rasti të tillë dhe të reflektojmë mbi përdorimin e rrjeteve sociale.  

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 nëntor 2024 – Receta/ “Bëje vetë’ Maska & Truke pastrimi / 'Erotizmi në letërsinë shqipe' nga Blerina Goce

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë role në furrë/ Gozleme, pite turke të mbushura/ Reçel me domate jeshile.

      Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Një tjetër shqetësim janë dhe njollat kafe, por që ashtu si edhe rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Ndaj në "Bëje vetë" në Rreze Dielli sjellim një nga maskat më të mira dhe të lira me produkte natyrale që të gjithë i kemi në shtëpi.

      Mjafton një njollë për t’i bërë atletet tuaja të preferuara të mos duken më perfekte, apo jo? Pastrimi i këpucëve të bardha është një detyrë e vështirë. Sigurisht, në to mund të dilni vetëm në mot të thatë dhe me diell dhe mund të përdorni disa produkte profesionale pastrimi. Por nëse ato nuk i keni, ju mbetet të aplikoni një nga metodat e shtëpisë. Niki dhe Stela do të na tregojnë në "Bëje vetë" një përzierje fantastike që do jua bëjë atletet tuaja të dukeshin njësoj si të ishin të reja. Gjithashtu vajzat në studion e Rreze e Dielli tregojnë si të pastojmë lehtë dhe shpejt këpucët prej kamoshi dhe lëkure, si dhe si të realizojmë në kushtet e shtëpisë një aromatizues për dollapin e këpucëve.

      "Erotizmi në letërsinë shqipe", shoqëruar me një antologji, vjen për herë të parë si një studim i mirëfilltë i kësaj teme mbi autorët me të mëdhenj shqiptarë. Gazetarja Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike e kulturore. Pyetjet që u shtruan në studion e Rreze Dielli nga Androniki Kolka sollën qartazi idenë sesi autorë të ndryshëm flasin për temat erotike në periudha të ndryshme kohore. A ka dallim sesi autorët shqiptarë meshkuj dhe femra i qasen temave erotike? Si ndikon gjinia në këto shprehje letrare? Si reagojnë lexuesit në Shqipëri ndaj letërsisë që eksploron tema erotike? Çfarë roli ka luajtur censura në formësimin apo kufizimin e shprehjes së temave erotike në letërsinë shqipe gjatë epokës komuniste? Si krahasohet portretizimi i erotizmit në letërsinë shqipe me atë në peizazhin e gjerë letrar ballkanik? A besoni se autorët bashkëkohorë shqiptarë janë më të hapur për të eksploruar tema erotike, apo tabutë vazhdojnë ende…? Blerina Goce është gazetare kulture pranë Report Tv. Ajo është aktive në televizion, radio, si dhe në median e shkruar në Shqipëri dhe ka një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e gazetarisë së kulturës. Blerina ka realizuar edhe disa dokumentarë sociale edhe artistikë të cilët janë vlerësuar me çmime. Ky është libri i dytë i saj.

    • VIDEO

      Ja truku aromatizues për heqjen e aromave të këpucëve në dollap

      Në rubrikën "Bëje vetë" në "Rreze Dielli" Niki dhe Stela sjellin disa truke për të aromatizuar me produkte natyrale ambiente të ndryshme të shtëpisë, konkretisht dollapin e këpucëve. Si të realizojmë në kushtet e shtëpisë një antibakterial dhe aromatizues për heqjen e aromave të këpucëve.

    • VIDEO

      Sekreti magjik si të pastroni atletet e bardha / Këpucët e kamoshit bëhen si të reja me vetëm…

      Mjafton një njollë për t’i bërë atletet tuaja të preferuara të mos duken më perfekte, apo jo? Pastrimi i këpucëve të bardha është një detyrë e vështirë. Sigurisht, në to mund të dilni vetëm në mot të thatë dhe me diell dhe mund të përdorni disa produkte profesionale pastrimi. Por nëse ato nuk i keni, ju mbetet të aplikoni një nga metodat e shtëpisë. Niki dhe Stela do të na tregojnë në "Bëje vetë" një përzierje fantastike që do jua bëjë atletet tuaja të dukeshin njësoj si të ishin të reja. Gjithashtu vajzat në studion e Rreze e Dielli tregojnë dhe si të pastojmë lehtë dhe shpejt këpucët prej kamoshi dhe lëkure.

    • VIDEO

      Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'

      Mes personave që do të qëndrojnë në burg është edhe Evis Sopi, financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ arrestuar si pjesë e bandës, që prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.

    • VIDEO

      Temat erotike në periudha të ndryshme kohore / 'Erotizmi në letërsinë shqipe' nga Blerina Goce

      "Erotizmi në letërsinë shqipe", shoqëruar me një antologji, vjen për herë të parë si një studim i mirëfilltë i kësaj teme mbi autorët me të mëdhenj shqiptarë. Gazetarja Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike e kulturore. Pyetjet që u shtruan në studion e Rreze Dielli nga Androniki Kolka sollën qartazi idenë sesi autorë të ndryshëm flasin për temat erotike në periudha të ndryshme kohore. A ka dallim sesi autorët shqiptarë meshkuj dhe femra i qasen temave erotike? Si ndikon gjinia në këto shprehje letrare? Si reagojnë lexuesit në Shqipëri ndaj letërsisë që eksploron tema erotike? Çfarë roli ka luajtur censura në formësimin apo kufizimin e shprehjes së temave erotike në letërsinë shqipe gjatë epokës komuniste? Si krahasohet portretizimi i erotizmit në letërsinë shqipe me atë në peizazhin e gjerë letrar ballkanik? A besoni se autorët bashkëkohorë shqiptarë janë më të hapur për të eksploruar tema erotike, apo tabutë vazhdojnë ende…? Blerina Goce është gazetare kulture pranë Report Tv. Ajo është aktive në televizion, radio, si dhe në median e shkruar në Shqipëri dhe ka një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e gazetarisë së kulturës. Blerina ka realizuar edhe disa dokumentarë sociale edhe artistikë të cilët janë vlerësuar me çmime. Ky është libri i dytë i saj.

    • VIDEO

      Kripa eliminon rrudhat edhe në moshën 70-vjeçare! Maska më e mirë me kripë kundër rrudhave

      Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Një tjetër shqetësim janë dhe njollat kafe, por që ashtu si edhe rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Ndaj në "Bëje vetë" në Rreze Dielli sjellim një nga maskat më të mira dhe të lira me produkte natyrale që të gjithë i kemi në shtëpi.

    • VIDEO

      Patëllxhanë role në furrë, super shije nga zonja Albana

      Patëllxhanë role në furrë

      Përbërësit:

      • 4 patëllxhanë
      • 1 pako salçiçe pule
      • 1 qepë
      • 1 lgj salcë domate e koncentruar
      • Kripë
      • Piper i zi
      • Piper i kuq

      Përgatitja:

      Presim patëllxhanët përsëgjati, i lyejmë me vaj me ndihmën e një furçe dhe i vendosim në furrë. Salçiçet i grijmë në blender, i vendosim në një tas me përbërësit e tjerë dhe punojmë masën e brumit. E shtrojmë te patëllxhanët e prera dhe i bëjme role. I kalojmë më pas roletë në një shkop për shishqebap dhe i vendosim në një tavë për t'i pjekur në furrë në 200 gradë për 20 minuta. 

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv